Shfaqen 1-6 nga 6 rezultate
Duke besuar se të rinjtë janë një bazë e prosperitetit në secilën shoqëri - Coca-Cola HBC Kosova, përmes programeve të ndryshme, dëshiron të fuqizojë dhe mbështesë zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë.
Që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, Kryqi i Kuq i Kosovës ka përqendruar të gjitha aktivitetet për të ndihmuar komunitetet në nevojë në tërë Kosovën. Për shkak se mirëqenia e të gjithëve është prioriteti kryesor, Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me palët e interesuara për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të sigurt dhe të koordinojë aktivitetet me partnerë në mënyrë që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë.
Kompania Coca-Cola HBC organizoi eventin e Rrjetëzimit dhe Certifikimit të 150 të rinjve në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, program i cili kishte qëllim fuqizimin e 300 të rinjve dhe përgatitjen e tyre për treg të punës. Eventi i organizuar ju ka dhënë mundësinë këtyre pjesëmarrësve që me përfundimin e suksesshëm të programit të mund krijojnë kontakte dhe mundësi punësimi përmes bisedave me të pranishmit si përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve të Kosovës.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Coca-Cola HBC Kosova ka inauguruar Eko-Parkun e parë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në hyrjen kryesore të qytetit. Me normat e ndotjes që tejkalojnë normalen në Prishtinë, ky projekt është realizuar në përpjekjet për të ulur ndotësit e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Coca-Cola HBC Kosova ka ndërtuar “Zonën aktive Coca-Cola,” të dytën me radhë dhe më të madhen në Prishtinë, në Parkun e Gërmisë. Kjo palestër në ambient të hapur është pjesë e zotimit të kompanisë për të mbështetur mirëqenien e komunitetit. Me këtë rast,ngjarjen e hapi Menaxherja për Komunikime Kompanisë Coca-Cola HBC Kosovë,Albena Pllana, pasuar me një fjalë rasti nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesja e sektorit të Ekonomisë dhe Tregtisë nga Ambasada e SHBA-së, Megan Naylor.