Programi ndërkombëtar për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola Youth Empowered”, i implementuar në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK), ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit në Kosovë.  I organizuar në disa nga qytetet më të mëdha jashtë Prishtinës, programi mblodhi qindra të rinj entuziastë duke e përmbyllur edicionin më të suksesshëm të programit me një […]

Programi ndërkombëtar për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola Youth Empowered”, i implementuar në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK), ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit në Kosovë. 

I organizuar në disa nga qytetet më të mëdha jashtë Prishtinës, programi mblodhi qindra të rinj entuziastë duke e përmbyllur edicionin më të suksesshëm të programit me një pjesëmarrje masive të të rinjve në qytetin e Podujevës

Ky program i madh vjen si pjesë e misionit të Coca-Cola HBC Kosova për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale, duke u ofruar trajnime praktike mbi lidershipin, aftësitë e së ardhmes, inteligjencën artificiale, motivimin dhe orientimin drejt karrierës me disa nga emrat më profesionalë të fushës. 

Ligjëruesi i njohur Shpend Ahmeti, duke folur për rëndësinë e këtij programi, theksoi ndikimin që mund të ketë një investim i tillë tek të rinjtë: 

“Programet si Coca-Cola Youth Empowered krijojnë hapësira të reja për të rinjtë e Kosovës që të mësojnë, të zhvillohen dhe të besojnë më shumë në vetvete. Kjo energji që pashë në Podujevë është dëshmi se e ardhmja jonë është në duar të mira.” 

Energjia e të rinjve dhe pjesëmarrja e lartë treguan qartë nevojën për iniciativa të tilla edhe në komunat jashtë qendrës kryesore të Prishtinës. Të rinjtë e Podujevës patën mundësinë të ndërveprojnë me ekspertë të fushave të ndryshme, të ndjekin trajnime interaktive dhe të krijojnë lidhje të reja profesionale. 

Ndër pjesëmarrësit, entuziazmi ishte i dukshëm. 

Arta, 19 vjeç, deklaroi: “Ky është aktiviteti më inspirues që kam ndjekur ndonjëherë në Podujevë. Mësova gjëra që nuk na i mësojnë në shkollë, sidomos për karrierën dhe aftësitë e reja që na duhen për të ardhmen për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës.” 

Edhe për Dritonin, student 21 vjeçar, programi ishte një mundësi e jashtëzakonshme: “Pres shumë nga ky program, sidomos nga pjesa e mentorimit dhe lidhjeve me profesionistë. Mendoj se një investim i tillë tek të rinjtë mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimit profesional për shumë prej nesh.” 

Me këtë ngjarje të suksesshme në Podujevë, Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të forcuar gjeneratën e re të Kosovës, duke e bërë Coca-Cola Youth Empowered një nga programet me ndikim të lartë për të rinjtë në vend. 

Edicioni i Podujevës shënon fundin e ciklit të programit për vitin 2025, pas organizimeve të suksesshme në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Suharekë dhe Mitrovicë. Pjesëmarrja masive dhe interesi i lartë i të rinjve të Kosovës është dëshmi edhe e përkushtimit të ligjëruesve të përfshirë, temave atraktive dhe organizimit të aktiviteteve. 

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK do të vazhdojnë zbatimin e këtij programi, duke u zotuar për një tjetër edicion përmbajtësor dhe gjithëpërfshirës në vitin 2026.