Kushtet tona të përdorimit për këtë faqe interneti janë dhënë më poshtë.
Faleminderit për vizitën tuaj në këtë faqe interneti. Kjo faqe (së bashku me ‘Privatësinë dhe ‘Njoftimin për ‘Cookies’’, si dhe Politikat e Privatësisë së CV) ju ofron kushtet në të cilat mund të përdorni këtë faqe (“Site”) (“Kushtet e përdorimit”). Qasja juaj dhe përdorimi i faqes është subjekt i këtyre kushteve të përdorimit dhe të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme. Duke hyrë dhe duke përdorur faqen, ju pranoni, pa kufizime ose kualifikime, këto kushte të përdorimit dhe pranoni që çdo marrëveshje tjetër midis jush dhe Coca-Cola HBC të zëvendësohet në lidhje me këtë çështje. Nëse nuk pranoni dhe pajtoheni pa kufizime me këto kushte të përdorimit, ju lusim të dilni nga qasja .
Faqja drejtohet nga një anëtar i grupit të kompanive të Coca-Cola HBC, kompania e fundit e të cilit është Coca-Cola HBC AG (e regjistruar në Zvicër me numër CH-170.3.037.199-9 dhe adresën e regjistruar në Turmstrasse 26, 6300 Zug, Zvicër).
Qasja në këtë faqe interneti
Qasja në faqe është në dispozicion për përdoruesit në baza të përkohshme dhe Coca-Cola HBC rezervon të drejtën për të tërhequr ose ndryshuar shërbimin e ofruar nga faqja pa paralajmërim (shih më poshtë). Coca-Cola HBC nuk do të jetë përgjegjëse nëse për ndonjë arsye faqja jonë nuk është e qasshme në çdo kohë apo për ndonjë periudhë.
Herë pas here, Coca-Cola HBC mund të kufizojë qasjen në disa pjesë të faqes ose faqes në tërësi. Coca-Cola HBC synon të përditësojë rregullisht faqen tonë dhe mund ta ndryshojë përmbajtjen në çdo kohë. Nëse lind nevoja, Coca-Cola HBC mund të pezullojë qasje në faqen ton ose ta ndërpresë atë për një kohë të pacaktuar.
Ju jeni përgjegjës për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ju të keni akses në faqe. Ju jeni gjithashtu përgjegjës për të siguruar që të gjithë personat që hyjnë në Internet përmes rrjetit tuaj internetit janë të vetëdijshëm për këto kushte dhe se i përmbahen atyre.
Pronësia e përmbajtjes
Faqja dhe të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera intelektuale në të gjithë tekstin, dizajnin, logot, grafikat, ikonat, imazhet dhe materialet e tjera në këtë faqe (“Përmbajtja”) janë pronë e Coca-Cola HBC AG ose janë të përfshira me lejen e pronarit përkatës. Përdorimi i çfarëdo pjese të përmbajtjes është rreptësisht e ndaluar përveçse ashtu siç parashikohet në këto kushte të Përdorimit, pa lejen me shkrim të zotëruesit të Përmbajtjes. Coca-Cola HBC AG do të zbatojë të drejtat e pronësisë intelektuale në masën më të plotë të lejuar nga ligji, përfshirë kërkimin e ndjekjes penale.
Përdorimi i faqes nga ana juaj
Coca-Cola HBC ju jep leje për përdorimin e faqes si më poshtë:
*Ju mund ta shkarkoni përmbajtjen, por vetëm për përdorim personal jo-komercial, jo-fitimprurës dhe me kusht që të mos hiqni, ndryshoni ose fshehni asnjë nga informacionet, përmbajtjet ose njoftimet (siç janë të drejtat e autorit dhe njoftimet tjera pronësore) të përfshira tek Përmbajtja.
* Përmbajtja në seksionin “Lajmet” mund të kopjohet vetëm për qëllime editoriale në gazetat ditore, revistat e lajmeve të përgjithshme, publikimet tregtare dhe mediat elektronike.
*Ju nuk mund të shpërndani, modifikoni, kopjoni (përveç siç përcaktohet më sipër), transmetoni, shfaqni, ripërdoroni, riprodhoni, publikoni, autorizoni, krijoni vepra derivative, transferoni, shisni ose përdorni ndryshe përmbajtjen pa lejen paraprake me shkrim të Coca-Cola HBC.
*Si kusht për qasjen në dhe përdorimin e kësaj faqeje, ju i garantoni Coca-Cola HBC se ju nuk do ta përdorni këtë faqe për ndonjë qëllim që është i ndaluar nga këto kushte përdorimi ose në një mënyrë që mund të përbëjë ose të inkurajojë sjelljen që do të mund të konsiderohet një vepër penale, të krijojë përgjegjësi civile ose në ndonjë mënyrë tjetër të shkelë ndonjë ligj dhe që ju nuk do ta përdorni faqen për të postuar ose transmetuar ndonjë material kërcënues, mashtrues, të rremë, abuziv, skandaloz, shpifës, diskretues, vulgar, të pahijshëm, nxitës, pornografike ose të parespektueshme. Coca-Cola HBC do të bashkëpunojë plotësisht me çdo autoritet të zbatimit të ligjit ose me ndonjë urdhër të gjykatës që kërkon ose udhëzon atë të zbulojë identitetin e cilitdo që dërgon ose transmeton ndonjë informacion apo materiale të tilla. Ju gjithashtu garantoni të informoni Coca-Cola HBC sapo që ju të mësoni rreth çfarëdo përdorimi të paligjshëm ose të ndaluar të kësaj faqe nga ndonjë palë e tretë.
Ndalohet përdorimi i faqes për të reklamuar ose kryer ndonjë kërkesë komerciale.
Privatësia
Të gjitha të dhënat personale (për shembull, emri, adresa, numri i telefonit ose adresa e emailit) që ju i fusni në këtë faqe përmes postës elektronike ose ndryshe do të përdoret nga Coca-Cola HBC në pajtim me Njoftimin për privatësi dhe ‘Cookies’ të kësaj webfaqeje .Çdo komunikim ose material tjetër që i transmetoni në faqe,të tilla si pyetje, komente, sugjerime apo të ngjashme, do të trajtohen si jokonfidenciale dhe jopronësore.
Kufizimi i qasjes
Coca-Cola HBC ka të drejtë të ndalojë dhe/ose të ndërpresë transmetimin e faqes (ose operimin e disa prej shërbimeve të saj) për çdo përdorues, për aq kohë sa Coca-Cola HBC sipas gjykimit të saj të arsyeshëm beson se ky akses mund të rrezikojë Coca-Cola HBC dhe/ ose përdoruesi dhe/ose ndonjë palë e tretë ka shkelur kushtet e përdorimit dhe/ose ligjin.
Coca-Cola HBC rezervon të drejtën të pezullojë veprimin e faqes (ose funksionimin e disa prej shërbimeve të saj) për shkak të përditësimit, përmirësimit të softuerit ose përmirësimit të funksioneve të tij të sigurisë. Në këtë rast, faqja nuk do të jetë e qasshme për përdoruesit.
Mohimet
Përmbajtja në këtë faqe mund të përfshijë pasaktësi ose gabime tipografike. Ndryshimet mund të bëhen në mënyrë periodikenë çdo kohë dhe pa paralajmërim. Sidoqoftë, Coca-Cola HBC nuk angazhohet që të përditësojë rregullisht të dhënat e përmbajtura në këtë faqe. Për më tepër, Coca-Cola HBC nuk garanton që kjo faqe do të funksionojë pa ndërprerje ose pa gabime, që defektet do të korrigjohen në mënyrë periodike ose se janë në përputhje me kompjuterin, harduerin dhe softuerin tuaj, që faqja të jetë e sigurtë,qe gabimet në faqe të rregullohen, që serveri që e mbështet faqen nuk është i lirë nga viruset.
Coca-Cola HBC bën përpjekje të arsyeshme për mirëmbajtjen dhe disponueshmërinë e përmbajtjes së faqes. Sidoqoftë, përdoruesit pranojnë që Coca-Cola HBC ka të drejtë të ndryshojë dhe/ose të ndërpresë përkohësisht ose përgjithmonë të gjithë ose një pjesë të faqes me ose pa njoftim paraprak të përdoruesve, duke pasur parasysh se disponueshmëria mund të ndikohet nga pajisjet e përdoruesve, rrjetet e tjera të komunikimit, numri i madh të njerëzve që përpiqen të lidhen në faqe në të njëjtën kohë ose në ndonjë shkak tjetër. Rrjedhimisht, Coca-Cola HBC nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo lloj dëmtimi (pozitive, negative, rastësore, kontraktuale ose tjetër) që rrjedh nga pamundësia e qasjes së përdoruesve në faqe, ndërprerja e të gjitha ose disa pjesëve të saj, vonesa, ndërprerja ose marrja e dobët e shërbimit ose humbja e përmbajtjes së tyre, ekzistenca e ndonjë gabimi. Në secilin rast, Coca-Cola HBC rezervon të drejtën të ndërpresë në çdo kohë përkohësisht ose përgjithmonë funksionimine e të gjithë ose një pjese të faqes për mirëmbajtje ose përmirësim ose për ndonjë arsye tjetër.
Informacioni, këshilla dhe mendimet e shprehura në këtë faqe nuk duhet të mbështeten në vendime personale, ligjore, financiare apo të tjera. Ju duhet të konsultoheni me një profesionist të përshtatshëm për këshilla specifike të përshtatura për situatën tuaj.
E GJITHË PËRMBAJTJA MUND TË NDRYSHOJË DHE JU OFROHET ASHTU “SIÇ ËSHTË” PA ASNJË GARANCI TË ÇDO LLOJI, TË SHPREHUR OSE NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E NËNKUPTUARA TË PËRSHTATSHMËRISË, TREGTUESHMËRINË, PËRSHTATJEN PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR,OSE JO-NDËSHKIMIN. Pa kufizuar ato që u thanë më sipër,Coca-Cola HBC AG as nuk garanton as përfaqëson që përdorimi i përmbajtjejes nga ana juaj nuk do të cenojë të drejtat e ndonjë pale të tretë dhe as që përmbajtja do të jetë e saktë, e plotë apo e përditësuar.
Coca-Cola HBC nuk merr përgjegjësi për dështimin e ndonjë prej shërbimeve tona të ofruara në këtë faqe, duke përfshirë por pa u kufizuar në shërbimet e njoftimit me email dhe ‘ëebcast’.
Përjashtimi i përgjegjësisë
PËRDORIMI JUAJ I FAQES VARET NGA JU. AS COCA-COLA HBC AG, AS NDONJË NGA SUBJEKTET E SAJ, ANËTARËT, ZYRTARËT OSE DREJTORËT, AS NDONJË NGA AGJENTËT E TIJ OSE NDONJË PALË TJETËR QË PËRFSHIHET NË KRIJIMIN, PRODHIMIN OSE OFRIMIN E FAQES, NUK JANË PËRGJEGJËS PËR ÇDO DËMTIM TË DREJTPËRDREJTË, INDIREKT, NDËSHKUESE DHE TË RASTËSISHËM, SPECIAL , PËRJASHTUES OSE DËMTIME TË TJERA TË CILAT LIDHEN ME PËRDORIMIN E KËSAJ FAQE OSE PËRMBAJTJES, EDHE NËSE BAZOHEN NË KONTRATË, SHKELJE (DUKE PËRFSHIRË NEGLIZHENCË), PËRGJEGJËSI STRIKTE, EDHE NËSE JANË KËSHILLUAR RRETH MUNDËSISË PËR DËMTIMEVE TË TILLA.
Viruset, hakimi dhe shkeljet e tjera
Ju nuk duhet të keqpërdorni faqen tonë të internetit duke futur me vetëdije viruse ‘trojans’, ‘ëorms’, ose materiale të tjera të dëmshme. Nuk duhet të përpiqeni të fitoni qasje të paautorizuar në faqen tonë, serverin në të cilin faqja jonë është e ruajtur ose ndonjë server, kompjuter ose databazë të lidhur me faqen tonë. Ju nuk duhet të sulmoni faqen tonë në mënyrë indikative nëpërmjet sulmeve të ndryshme. Secili nga aktet e lartpërmendura mund të konsiderohet si vepër penale në pajtim me ligjin në fuqi dhe mund të ndiqet në përputhje me rrethanat.
Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje apo dëmtim të shkaktuar nga një sulm i shpërndarë për ndalimin e shërbimit,viruseve ose materialeve të tjera të dëmshme teknologjike që mund të infektojnë pajisjet kompjuterike,programet kompjuterike,të dhënat ose materiale të tjera për shkak të përdorimi të faqes tonë ose për shkarkimin e ndonjë materiali të postuar në të ose në ndonjë faqe të lidhur me të. Në përputhje me praktikën e duhur informatike, ju këshillojmë të kontrolloni për sulmet nga viruset, të gjitha materialet dhe/ose përmabajtjen në të cilen qaseni dhe/ose shkarkoni nga kjo faqe duke përdorur softëare për detektimin e viruseve.
Lidhja me faqet e palëve të treta
Faqja mund të përmbajë lidhje me faqet të cilat u takojnë ose drejtohen nga palët e tjera dhe jo nga Coca-Cola HBC. Lidhje të tilla ofrohen vetëm për lehtësimin e punës suaj. Coca-Cola HBC nuk kontrollon, dhe nuk është përgjegjës për funksionimin e tyre,përmbajtjen,politikat e privatësisë ose sigurinë e faqeve të tilla. Pa kufizur si më sipër,Coca-Cola HBC në mënyrë specifike nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse këto faqe:
*Shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë
*Janë të pasakta, jo të plota ose mashtruese
*Nuk janë të tregtueshme ose të përshtatshme për një qëllim të caktuar
*Mos ofrojnë siguri adekuate
*Përmbajnë viruse ose gjëra të tjera të një natyre destruktive
*Janë shpifëse ose diskretuese
Coca-Cola HBC poashtu nuk e miraton përmbajtjen ose ndonjë produkt ose shërbim në dispozicion në këto faqe. Nëse vendosni një lidhje me këto faqe, ju e bëni këtë në përgjegjësinë tuaj dhe pa lejen e Coca-Cola HBC.
Hyperlink-u juaj juaj me këtë faqe
Ju mund të siguroni ‘hyperlinks’ me këtë faqe vetëm oas marrjes së lejes paraprake me shkrim nga Coca-Cola HBC.
Gjuha paralajmëruese në lidhje me deklaratat afatgjate
Kjo faqe mund të përmbajë deklarata, vlerësime ose parashikime që përfshijnë rreziqe dhe pasiguri dhe që përbëjnë “deklarata afatgjate” siç përcaktohet në ligjet federale ose të sigurisë ndërkombëtarë të SHBA-ve. Në disa raste,ne përdorim fjalë të tilla si “besojmë”,”pikëpamje”,”udhëheqje”,”synim”,”pritshmëri”,”parashikim”,”plan”,”qëllim” dhe shprehje të ngjashme për të identifikuar deklaratat afatgjate
Të gjitha deklaratat përveç deklaratave të fakteve historike, duke përfshirë, ndër të tjera,deklarata lidhur me pozicionin dhe rezultatet e ardhshme financiare,strategjinë e biznesit, marrëdhëniet tona në të ardhmen me kompaninë Coca-Cola, buxhetet, nivelet e parashikuara të konsumit dhe prodhimit, shpenzimet e parashikuara,vlerësimet e shpenzimeve kapitale, vlerësimet e shpenzimeve kapitale dhe planet dhe objektivat e menaxhimit për operacionet e ardhshme, janë deklarata afatgjate. Ju nuk duhet të mbështeteni në këto deklarata afatgjate. Nga natyra e tyre,deklaratat afatgjate përfshijnë rrezik dhe pasiguri sepse ato reflektojnë pritjet tona aktuale dhe supozimet për ngjarjet e ardhshme dhe rrethana që mund të mos jenë të sakta.
Rezultatet tona aktuale mund të ndryshojnë materialisht nga ato të parashikuara në deklaratat e ardhshme për shumë arsye,duke përfshirë por pa u kufizuar në aftësinë tonë për të financuar planet e zgjerimit, ndarjen e programeve të riblerjes dhe aktivitetet e përgjithshme operative; ndryshimet në mjedisin e biznesit të pijeve joalkolike,duke përfshirë veprimet e konkurrentëve dhe ndryshimet në preferencat e konsumatorit; ndryshimet rregullatore dhe ligjore; luhatjet në koston dhe disponueshmërinë e lëndëve të para; normat e interesit dhe luhatjet e monedhës; ndryshimet në kushtet ekonomike dhe politike; aftësinë tonë për të depërtuar në tregjet në zhvillim; efikasitetin e programeve tona reklamuese dhe të marketingut; paqartësitë gjyqësore; kushtet e pafavorshme të motit; dhe rreziqe të tjera të diskutuara në Raportin Vjetor të Coca-Cola HBC AG (IFRS) dhe dosjet e Coca-Cola HBC AG me bursën e Londrës.
Coca-Cola HBC nuk ndërmerr asnjë detyrim për përditësimin publik ose rishikimin e çdo deklarate afatgjate. Ne nuk mund t’ju sigurojmë që rezultatet tona të ardhshme,niveli i veprimtarisë, performanca apo arritjet do të përmbushin pritjet e pasqyruara në deklaratat afatgjate. Për më tepër, as ne as ndonjë person tjetër nuk marrim përgjegjësinë për saktësinë dhe plotësinë e deklaratave të ardhshme. Nëse nuk na kërkohet me ligj që të përditësojmë këto deklarata, ne nuk do të përditësojmë domosdoshmërisht ndonjë nga këto ose t’i përshtasim ato me rezultatet aktuale ose me ndryshimet në pritjet tona.
Asgjë në faqe nuk nënkupton një ftesë për të investuar ose për të blerë aksione.
Programet në dispozicion në këtë faqe
Të drejtat e pronësisë intelektuale ose të drejta të tjera në çdo ‘softëare’ që është vënë në dispozicion për shkarkim nga faqja (“Softëare”) i përkasin Coca-Cola HBC ose furnizuesve/ licensuesve të saj.Për të hyrë në disa nga informacionet në këtë faqe, mund të keni nevojë të merrni licencë nga ofruesit e të palëve të treta (sikurse Adobe). Mundësia juaj për të iu qasur këtij informacioni mund të varet nga fakti nëse keni marrë licenca të tilla apo jo. Përdorimi i ‘softëare’ nga ana juaj rregullohet bazuar në kushtet e çdo marrëveshjeje për licence që mund të shoqërojë ose të përfshihet në ‘softëare’. Coca-Cola HBC nuk merr përgjegjësi për aranzhimin e ndonjë licence të tillë. Mos instaloni ose përdorni ndonjë ‘softëare’ nëse nuk pajtoheni për marrëveshje të tilla për licence. Kur ju shkarkoni ndonjë ‘softëare’ nga kjo faqe,e bëni këtë në përgjegjësinë tuaj.
Rishikimet e kushteve
Coca-Cola HBC mundet në çdo kohë, dhe pa paralajmërim të rishikojë këto Kushte të Përdorimit duke përditësuar këtë postim. Ju jeni të ndikuar nga rishikime të tilla dhe prandaj duhet të vizitoni këtë faqe në mënyrë periodike për të rishikuar kushtet aktuale të përdorimit. Këto kushte të përdorimit nuk mund të ndryshohen nga ju përderisa nuk keni aprovim me shkrim nga Coca-Cola HBC.
Të përgjithshme
Këto Kushte të Përdorimit dhe përdorimi i faqes suaj rregullohen nga ligjet e Anglisë dhe Wales-it,pa marrë parasysh dispozitat ligjore të zgjedhjes së saj. Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të vendosur brenda Anglisë, do të kenë juridiksion ekskluziv mbi cilindo dhe të gjitha mosmarrëveshjet që dalin nga, lidhen ose kanë të bëjnë me këto kushte të përdorimit dhe/ose faqen ose në të cilin këto kushte të përdorimit dhe/ose Faqe janë një fakt material.
Nëse Coca-Cola HBC vendosë të heqë dorë nga çdo shkelje e detyrimit që rrjedh nga këto kushte të përdorimit, atëherë kjo nuk do të thotë se Coca-Cola HBC ka hequr dorë nga ndonjë shkelje tjetër apo ndonjë shkelje tjetër në të ardhmen.
Të gjitha të drejtat dhe mjetet juridike sipas këtyre kushteve të përdorimit janë kumulative dhe nuk janë të përjashtuara nga ndonjë e drejtë ose mjete të parashikuara me ligj ose me ndonjë marrëveshje tjetër.
Nëse ndonjë pjesë e termave të përdorimit përcaktohet të jetë e pavlefshme ose të pazbatueshme në pajtim me ligjin në fuqi duke përfshirë por jo duke u kufizuar në, ose të pazbatueshme në pajtim me ligjin në fuqi duke përfshirë, atëherë dispozita e pavlefshme ose e zbatueshme do të konsiderohet e zëvendësuar nga një e vlefshme, dispozitë e zbatueshme që përputhet më së afërmi me synimin e dispozitës origjinale dhe pjesa tjetër e marrëveshjes do të vazhdojë në fuqi.
Një version i shtypur i kësaj faqeje dhe këtyre kushteve të përdorimit dhe të çdo njoftimi të dhënë në formë elektronike do të jenë të pranueshme në seanca gjyqësore ose administrative.
Ju pranoni që asnjë projekt i përbashkët, partneritet, punësim, ose marrëdhënie e agjencisë nuk ekziston mes jush dhe Coca-Cola HBC si rezultat i këtyre kushteve të përdorimit ose përdorimit të kësaj faqeje.