Coca-Cola HBC është një anëtar aktiv i komunitetit në secilin prej 28 vendeve në të cilat operon, dhe Coca-Cola HBC Kosova nuk është përjashtim.

Misioni ynë kërkon që ne të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të investojmë në komunitetet lokale dhe për këtë arsye ne kemi integruar përgjegjësinë dhe qëndrueshmërinë e korporatës në biznesin tonë. Ne kemi për qëllim të punojmë në mënyrë të përgjegjshme duke u angazhuar me palët e interesuara dhe komunitetet për të mbështetur zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Nëpërmjet aktiviteteve tona kryesore të biznesit – të cilat krijojnë të ardhura për punonjësit, pagesat e furnizuesve dhe taksat qeveritare – fokusi ynë mbetet të investojmë në partneritet në komunitet dhe projekte që trajtojnë çështjet mjedisore dhe sociale.
Programet tona të investimeve në komunitet fokusohen në katër fusha: menaxhimi i ujërave, jetesa aktive, zhvillimi i të rinjve dhe lehtësimi i emergjencave.

Jetesë aktive

Si pjesë e strategjisë tonë për shëndet dhe mirëqenie, ne mbështesim iniciativat në të gjithë rajonin ku operojmë, që nxisin njerëzit që të jenë më aktiv. Ne kemi shtuar përpjekjet tona për të arritur objektivat globale në këtë fushë për sistemin Coca-Cola.

Përkrahja e Rinisë

Papunësia midis të rinjve mbetet një sfidë e rëndësishme në shumë tregje. Ne mbështesim programet edukative mbi ndërmarrësinë dhe ofrojmë mundësi për praktika, si dhe u mundësojmë të rinjve të pa privilegjuar duke u ofruar trajnime për aftësim dhe qasje në fonde.

Ne organizojmë praktika gjatë verës, si për shembull “Coke Summership”, si dhe programin e trajnimit për menaxhmentin tonë.

Ambasador i Coca-Cola për mua do të thotë të kesh pasion të jesh pjesë e brendit Coca-Cola, ikonës më të madhe botërore, dhe të punosh me përgjegjësi për t’i bërë të gjithë të lumtur brenda dhe jashtë kompanisë. Albena Pllana, Menaxhere për komunikim, Coca‑Cola HBC Kosova