Prezantimi e një sistemi të ri për përcjelljen e moshës së produkteve tona: Total Age Management (TAM)

Ne po drejtojmë një pilot projekt duke parë menaxhimin gjithëpërfshirës të moshës së produkteve tona: Total Age Management (TAM). Ky sistem bazohet në monitorimin e rregullt të moshës së produkteve tona në të gjitha fazat e ciklit jetësor të tyre.

Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë që mosha e produktit në treg është gjithmonë nën specifikimet e përcaktuara të moshës primare. Kjo do të thotë që ne mund t’u sigurojmë klientëve tanë dhe konsumatorëve produktet më të freskëta, si dhe standardet dhe cilësinë më të mirë.

Ndërsa produktet tona dorëzohen nga deponitë tek klientët tanë (shpërndarësit, klientët me shumicë dhe klientë të mëdhenj), është e nevojshme dhe e rëndësishme që klientët tanë të jenë të përfshirë në TAM. Është e rëndësishme qe dyqanet të shesin prodhime të cilat janë me moshë primare korresponduese. Ekipi ynë edukon konsumatorët rreth TAM-it dhe praktikave të mira të ruajtjes për të siguruar që vetëm produktet më të freskëta gjenden në raftet e dyqaneve me pakicë.