Ne jemi qendër distribuimi e kompanisë Coca-Cola HBC, partnere e kompanisë Coca-Cola dhe anëtare e sistemit të Coca-Cola, që është sistemi më i gjerë i shpërndarjes së pijeve joalkoolike në botë.
Kompania Coca-Cola dhe 300 partnerët mbushës të saj – përfshirë Coca-Cola HBC – së bashku përbëjnë sistemin e Coca-Cola-s. Ky sistem krijon vlera për konsumatorët dhe klientët, që e bën diçka të veçantë ndër biznese.
Rritja e qëndrueshme e të gjithë sistemit varet nga vlerat dhe qëllimet e Kompanisë Coca-Cola dhe kompanive partnere për mbushje, si dhe nga bashkëpunimi dhe përkrahja që ekziston mes palëve.
Si punojmë me kompaninë Coca-Cola?
Kompania Coca-Cola është kompania më e madhe e pijeve në botë dhe operon në më shumë se 200 vende. Brendet e saj përfshijnë katër nga pesë pijet më të famshme të gazuara në botë: Coca-Cola, Coca-Cola Light (Diet Coke), Sprite dhe Fanta.
Ne i kombinojmë njohuritë, resurset dhe përvojën e kompanisë Coca-Cola me përvojën tonë të mbushjes, shpërndarjes dhe shitjes. Ne kemi krijuar vlerë për mëse 60 vite.
Krijimi i kërkesës
Kompania Coca-Cola është përgjegjëse për krijimin e kërkesës përmes marketingut dhe zhvillimit të brendeve. Poashtu, krijon përmbajtjen dhe prodhon e shet koncentratet, bazat e pijeve dhe shurupet.
Plotësimi i kërkesës
Si partner mbushës, ne jemi përgjegjës për plotësimin e kësaj kërkese përmes prodhimit, paketimit, shpërndarjes dhe komercializimit të produkteve finale tek klientët, të cilët pastaj shesin produktet tek konsumatorët. Ne jemi përgjegjës edhe për marketingun dhe ekzekutimin e plasimit të produktit.
Coca-Cola HBC është një nga mbushësit më të mëdhenj të produkteve të Kompanisë Coca-Cola, me shitje vjetore prej mbi 2 miliardë njësive në 28 shtete, të shpërndarë në tre kontinente, dhe duke u shërbyer rreth 594 milionë njerëzve.