Modeli ynë i biznesit është në thelb të çdo gjëje që ne bëjmë. Ai përcakton aktivitetet në të cilat angazhohemi, marrëdhëniet në të cilat llogarisim dhe rezultatet që ne synojmë t’i arrijmë, në mënyrë që të krijojmë vlerë për të gjitha palët e interesit - qoftë për afat të shkurtër, të mesëm apo më afatgjatë.
Kapitali ynë
Ne i menaxhojmë me kujdes burimet e biznesit tonë, duke u fokusuar tek ruajtja e resurseve:
- Financiare: ekuiteti i aksionarëve, borxhi
- Prodhuese: fabrikave, magazinave dhe qendrave shpërndarëse
- Njerëzore: punëtorët, partnerët
- Intelektuale: brendet, standardet, proceset, korporatat, reputuacionin e korporatës
- Shoqërore: komunitetet, klientët, shpërndarësit, grupe të ndryshme të aksionarëve, OJQ-ve, organizatave ndërqeveritare, koalicioneve industriale
- Parteriteti: me kompaninë Coca-Cola

Ne shtojmë vlerë duke…
Përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën e prodhimit

Zgjeruar rrjetin e shpërndarjes duke e rritur efikasitetin përmes bashkëpuntorëve të jashtëm

Bashkuar forcat me konsumatorët tonë për një ekzekutim të përsosur
Vlerat
Ne krijojmë vlerë për palët e përfshira, e kjo pastaj krijon vlerë për kompaninë tonë.
Punëtorët: zhvillimi, vlerësimi dhe shpërblimi i njerëzve tonë siguron një forcë punëtore të motivuar dhe të shkathët
- Kompania Coca-Cola: investimi në brende lidere dhe në biznesin tonë, kombinuar me ekzekutim të përkryer në prodhim dhe treg, siguron një partneritet të frytshëm për vitet që vijnë
- Komunitetet dhe ambienti: pasurimi i jetës së komuniteteve, kontributi për të mirën publike dhe ruajtja e ambientit rrit prezencën tonë dhe e fiton besimin tek komuniteti
- Klientët: përkrahja e partnerëve tregtarë për të ndërtuar biznesin e tyre na siguron një gamë të kanaleve
- Konsumatorët: plotësimi i nevojave të konsumatorëve duke u ofruar zgjedhje dhe cilësi, krion të ardhura dhe kontribuon në qëndrueshmërinë e biznesit tonë
- Aksionarët: të ardhura të qëndrueshme dhe dividentat krijojnë një bazë përkrahëse të aksionarëve