Portofoli ynë 24/7
24/7 PORTOFOL UNIK ËSHTË NË ZEMËR TË PLANËVE TONA PËR RRITJE TË ARDHSHME
Portofoli ynë është një nga më të fortët, më të gjerët dhe më fleksibël në industrinë e pijeve, pasi u ofrojmë konsumatorëve brende udhëheqëse të pijeve të gazuara dhe jo të gazuara, ujë dhe ujë pa gaz, pije energjike, çaj të ftohtë, kafe, snack-e dhe një përzgjedhje të gjerë të pijeve alkoolike premium. Produktet tona i përgjigjen nevojave të reja të konsumatorëve, duke ofruar alternativa me sasi të reduktuar sheqeri ose pa sheqer, si dhe produkte që gjithnjë e më shpesh vijnë në ambalazh më të qëndrueshëm.
Si kompani, ne zhvillojmë vazhdimisht portofolin tonë për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm jetese në fushën e pijeve. Tashmë kemi reformuluar shumë nga pijet tona për të reduktuar sasinë e sheqerit dhe kalorive.
Në këtë drejtim, së bashku me partnerin tonë, kompaninë Coca-Cola, kemi krijuar një portofol unik që u ofron konsumatorëve zgjedhjen e duhur për çdo rast, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Synimi ynë është të jemi partneri i pijeve 24/7 për klientët dhe konsumatorët tanë.
