Afati Kohor

Çfarë është Coke Summership?

Coke Summership është një praktikë shitjesh e organizuar nga Coca-Cola HBC. Kjo praktikë është një mënyrë e përsosur për të kaluar verën dhe nëse doni të filloni karrierën tuaj. Ju do të përfitoni njohuritë e duhura dhe eksperiencën që ju nevojitet në biznes, do të zhvilloheni në mënyrë profesionale dhe do të argëtoheni gjatë këtij rrugëtimi të praktikës!

Programi do të zgjasë nga 12 korrik deri në 20 gusht 2021 dhe do të përqendrohet në sektorin e shitjes, pasi shitja, është thelbi i biznesit tonë.

Gjatë këtyre 6 jave do të keni mundësinë të punoni në një projekt të shoqëruar nga një mentor dhe profesionistët tanë me përvojë. Trajnimet dhe leksionet në internet do të jenë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tuaj që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë e duhura dhe të zgjeroni të kuptuarit mbi praktikën e biznesit.

Një pjesë e rëndësishme e praktikës suaj, do të jetë kalimi i kohës në treg, ku do të takoni kolegët dhe klientët tanë. Kjo do t’ju japë një eksperiencë gjithëpërfshirëse mbi botën dinamike të shitjeve dhe përfshirjes nëpër kanale të ndryshme të shitjeve në Coca-Cola HBC.

Ju gjithashtu do të keni mundësi të mësoni rreth departamenteve të tjera në kompaninë tonë, pasi shitjet janë pika kryesore në të cilën takohen të gjitha departamentet.

Koha që do të kaloni në terren do të jetë një përvojë e vlefshme, dhe së bashku me kolegët tanë ju do të jeni aktiv në biznesin e përditshëm dhe do të merrni pjesë në krijimin e vlerave, së bashku me klientët tanë.

Kolegët tanë në treg janë ata që ekzekutojnë strategjinë tonë të biznesit në treg dhe, përkrah tyre, ju do të jeni një pjesëmarrës aktiv në të.

Përvoja e shitjeve do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë tuaja të buta dhe ato funksionale. Ju do të mësoni se si të komunikoni në mënyrë efektive, si të negocioni, si të vendosni përparësitë dhe të dini të organizoheni.

Nga ana tjetër, ju do të fitoni njohuri thelbësore për të gjitha veprimet dhe proceset e mundshme të marketing-ut, planifikimin financiar, përfitimet nga klienti dhe produkti, pozicionimin e duhur të kategorisë dhe produktit dhe shumë gjëra të tjera të dobishme.

A mund të aplikoj për Coke Summership?

Ju mund të aplikoni për Coke Summership nëse jeni një student i vitit të fundit bachelor, një student në master ose nëse jeni diplomuar vitin e kaluar. Gjithashtu, duhet patjetër të zotëroni aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhën angleze, si dhe të keni patentë shoferi.

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, pasi rrjeti ynë i shitjeve mbulon tërë Kosovën.

Aplikimet janë të hapura nga 10 maj deri më 7 qershor 2021.

Çfarë mund të pres nga Coke Summership?

Coke Summership do t’ju japë njohuri se si funksionon një sistem i madh dhe i vërtetë biznesi siç është Coca-Cola HBC. Ju do të keni 6 javë intensive pas së cilave, do të arrini në konkluzion se vërtet keni mësuar shumë dhe gjithashtu do të dini të eksploroni se si dëshironi të filloni rrugën tuaj të karrierës. Ju do të keni mundësinë për të provuar dhe zgjeruar limitet tuaja, për të marrë iniciativa të reja, për të punuar dhe për të dhënë kontributin tuaj në ide krijuese.

Afati Kohor

10.05 - 06.06Aplikimet

Aplikimet janë të hapura. Hapi i parë është të aplikoni dhe të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën angleze.

12.05 - 09.06Testi Online

Disa ditë pas aplikimit do të ju dërgohet një link përmes emailit për një vlerësim të gamifikuar on line, të cilin do të ju duhet ta plotësoni brenda 4 ditëve nga marrja e linkut.

14.05 - 16.06Video Intervista

Nëse e përfundoni me sukses detyrën e mësipërme, hapi tjetër është video-intervista. Sigurohuni që të kontrolloni emailin tuaj, sepse do të ju dërgojme një link për video- intervistën.
Nuk është një intervistë e zakonshme - juve do të ju duhet të regjistroni përgjigjet tuaja për të gjitha pyetjet.

17.05 - 21.06Vlerësimi në internet

Nëse çdo vlerësim i mëparshëm shkon mirë, hapi tjetër është vlerësimi individual online, i cili përfaqëson një simulim të një situate reale të punës. Ky vlerësim nuk ka për synim vlerësimin e njohurive teknike, prandaj mos u shqetësoni, ju nuk keni nevojë për ndonjë përgatitje, thjesht të jini vetvetja.

17.06 - 25.06Intervista finale

Jeni shumë afër përfundimit! Nëse i përmbushni të gjitha hapat e mëparshëm me sukses, në fund ju do të keni një intervistë me një rekrutues dhe mentorin tuaj të ardhshëm. Largoni stresin, thjesht jini original dhe autentik! 😊

28.06Njoftimi i pjesëmarrësve

Një ditë e madhe për të gjithë në fund të këtij udhëtimi argëtues. Kontrolloni në faqen tonë të internetit nëse jeni një nga pjesëmarrësit e këtij viti në Coke Summership. Paç fat!😊

Pyetjet e shpeshta

Sa persona pranohen në Coke Summership?

Numri i pjesëmarrësve nuk është i përcaktuar më parë, pasi pjesëmarrësit do të përcaktohen nga numri i kandidatëve që plotësojnë kriteret e procesit të përzgjedhjes. Me fjalë të tjera, nëse ju i plotësoni kriteret e kërkuara, do të ketë patjetër një vend për ju! 😊

A paguhet praktika?

Do të ketë një kompensim financiar për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe transportit gjatë praktikës.

Si të përgatitemi për procesin e përzgjedhjes?

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga hapa të ndryshëm të cilët na ndihmojnë të vlerësojmë kompetencat tuaja. Kompetencat përfaqësojnë një shumë të njohurive dhe aftësive të nevojshme që nevojiten për të performuar mire në një punë. Kështu që, ju nuk keni nevojë për ndonjë përgatitje ose njohuri paraprake të temave të caktuara. Është shumë e rëndësishme të jeni vetvetja dhe të jeni autentik, në mënyrë që të demonstroni kompetencat të cilat i keni zhvilluar deri më tani. Bëjini ushtrimet në të njëjtën mënyrë që do t’i bënit në jetën reale.

Çdo ushtrim kërkon punë individuale, prandaj merrni kohën që ju duhet dhe sigurohuni që të mos jeni të shpërqendruar dhe të bëni më të mirën tuaj! 😊 Sigurisht, që ju do të merrni informacion shtesë për secilin hap në kohën e duhur. Çdo hap i procesit të përzgjedhjes mund të jetë eleminues, por ju, do të informoheni nëse keni kaluar ose jo në hapin tjetër të procesit.

Si të përgatitemi për intervistë?

Në mënyrë që të prezantoheni më mirë në intervistë, mendoni për aftësitë tuaja, motivimin, përvojat e mëparshme dhe se si ju e shihni karrierën tuaj në të ardhmen. Nuk duhet të harroni që, është gjithmonë më mirë ti bazoni përgjigjet tuaja në shembuj nga përvoja juaj e mëparshme.

Ju mund të gjeni disa këshilla interesante në link-ët e mëposhtëm:

http://biginterview.com/blog/interview-questions-answers
http://www.monster.com/career-advice/article/what-if-your-interview-is-tomorrow

Gjithashtu, është e rëndësishme të njiheni me kompaninë para intervistes. Mësoni më shumë rreth produkteve / shërbimeve që kompania ofron, misionit, vizionit dhe aktiviteteve të kompanisë. Prandaj, ju ftojmë të shikoni faqen tonë të internetit: https://coca-colahellenickosovo.com.

Çfarë do të bëj gjatë praktikës?

Mentori juaj do të përgatisë një projekt dhe aktivitete për ju. Ju do të keni mundësinë të merrni pjesë në trajnime dhe punëtori të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja të biznesit si dhe të fitoni njohuritë e nevojshme për departamente të ndryshme dhe mbi biznesin tonë në përgjithësi.

Një pjesë e rëndësishme e udhëtimit tuaj gjatë praktikës, do të jetë kalimi i kohës në terren, ku do të takoni kolegët dhe klientët tanë. Kjo do t’ju japë një eksperiencë gjithpërfshirëse të botës dinamike të shitjeve dhe përfshirjes nëpër kanale të ndryshme të shitjeve në Coca-Cola HBC.

Gjithashtu, ju presin aktivitete të ndryshme, të cilat do t’ju ndihmojnë të njihni pjesëmarrësit e tjerë, të shkëmbeni përvoja dhe gjithashtu të argëtoheni me ta! Në fund të programit, ju do të paraqisni projektin mbi të cilin po punonit gjatë praktikës.

A ka mundësi për punësim pas praktikës?

Të gjithë pjesëmarrësit e Coke Summership do të përfshihen në një grup kandidatësh dhe do të merren në konsideratë për çdo pozicion të ri që mund të hapet pas programit.