NE JEMI CCHBC DHE E JETOJMË ME KRENARI KULTURËN TONË

 

Qëllimi ynë: TË HAPIM MOMENTE QË NA FRESKOJNË TË GJITHËVE.
Kjo do të thotë se besojmë që magjia e vërtetë ndodh kur gjërat hapen. Ne përpiqemi vazhdimisht të përmirësohemi dhe të rifreskojmë mënyrën se si punojmë brenda CCHBC-së, për t’i fuqizuar njerëzit tanë që të ofrojnë ekselencë dhe të krijojnë përvoja pozitive për konsumatorët kudo në botë.

Vizioni ynë është të jemi PARTNERI UDHËHEQËS NË KATEGORINË E PIJEVE 24/7.

STRATEGJIA JONË

Për ta realizuar vizionin tonë, kemi zhvilluar strategjinë Growth Story – Rruga jonë drejt suksesit 2025. Përveç planeve ambicioze të biznesit dhe vlerave të kompanisë, strategjia jonë e suksesit mbështetet në pesë shtylla kryesore të rritjes:

Fitorja në treg
Ndërtojmë ekipe të pakonkurrueshme përmes partneritetit me klientët tanë, duke siguruar ekselencë në çdo kanal shitjeje për momentet prioritare të konsumimit.

Fuqia e portofolit tonë unik 24/7
Së bashku me partnerin tonë, kompaninë Coca-Cola, ofrojmë portofolin më të gjerë në industrinë e pijeve, i krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat e konsumatorëve – 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Zhvillimi i potencialit të njerëzve dhe ekipeve tona
Investojmë në zhvillimin profesional të punonjësve tanë dhe në fuqizimin e ekipeve. Përmes përvojës ndërkombëtare, ndarjes së njohurive dhe një kulture të shëndoshë organizative, krijojmë kushte për rritje në karrierë dhe përparim të vazhdueshëm. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh renditemi ndër punëdhënësit më të dëshiruar nga të rinjtë.

Nxitja e rritjes përmes konkurrueshmërisë dhe investimeve
Transformohemi vazhdimisht, investojmë në inovacion dhe digjitalizojmë biznesin tonë për të qenë të gatshëm për të ardhmen.

Fuqizimi i komunitetit lokal dhe mbrojtja e mjedisit
Përmes iniciativave për ruajtjen e burimeve ujore, menaxhimin e mbetjeve dhe fuqizimin profesional të të rinjve, synojmë të konfirmohemi si lider ndër kompanitë që kujdesen për komunitetin ku operojnë.