Prishtinë, 24 Mars – Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT po vazhdojnë partneritetin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi, duke rikonfirmuar kështu angazhimin e dyanshëm për të ofruar mundësi të vlefshme profesionale për studentët. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosova, z. […]
Prishtinë, 24 Mars – Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT po vazhdojnë partneritetin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi, duke rikonfirmuar kështu angazhimin e dyanshëm për të ofruar mundësi të vlefshme profesionale për studentët.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosova, z. Petar Boshkoski. Ky bashkëpunim do t’u mundësojë sërish studentëve të UBT-së të fitojnë përvojë praktike në departamente të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, logjistikën, financat, burimet njerëzore, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun.
Duke reflektuar mbi suksesin e programit të vitit të kaluar, Petar Boshkoski, Drejtor i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, theksoi ndikimin pozitiv të kësaj iniciative:
“Vitin e kaluar pamë nga afër sa e dobishme ishte kjo marrëveshje për studentët. Ata fituan përvojë të vlefshme, zhvilluan aftësi bazë për t’u kyçur në tregun e punës, përveç kësaj ata ndërtuan gjithashtu edhe një rrjet të rëndësishëm profesional. Jemi të lumtur që po e vazhdojmë këtë bashkëpunim të mrekullueshëm, duke u dhënë edhe më shumë studentëve mundësinë të mësojnë dhe të zhvillohen në një ambient dinamik dhe profesional. Në Coca-Cola HBC Kosova, ne mbështesim talentet e reja dhe ndihmojmë në përgatitjen e tyre për karrierë të suksesshme.”
Programi i praktikës mbetet i personalizuar sipas interesave dhe objektivave të secilit student, duke ofruar deri në 20 orë punë praktike në javë, nën udhëzimin e mentorëve me përvojë. Studentët do të kompensohen për angazhimin, si dhe do të kenë qasje në mundësitë potenciale të punësimit brenda grupit të talenteve të Coca-Cola HBC Kosova.
Rektori Hajrizi vlerësoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm:
“Partneriteti ynë me Coca-Cola HBC Kosova ka rezultuar një mundësi e jashtëzakonshme për studentët tanë. Përvoja që ata fituan vitin e kaluar ka qenë jetike në zhvillimin e tyre profesional, dhe jemi të lumtur që po e zgjasim këtë bashkëpunim edhe për një vit tjetër. Së bashku, po formësojmë të ardhmen e profesionistëve të rinj në Kosovë.”
Ky bashkëpunim i ripërtërirë dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të investuar në brezin e ardhshëm të profesionistëve, duke i pajisur ata me aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës
