Dhjetë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërit nga universitetet më të mëdha në Kosovë, e kanë përfunduar së fundi praktikën profesionale dy-mujore të tyre në Coca-Cola HBC Kosova, duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës. Përmes kësaj praktike, studentët kanë fituar njohuri dhe shkathtësi profesionale që janë ofruar nga ekspertë prej departamenteve të […]
Dhjetë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërit nga universitetet më të mëdha në Kosovë, e kanë përfunduar së fundi praktikën profesionale dy-mujore të tyre në Coca-Cola HBC Kosova, duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës.
Përmes kësaj praktike, studentët kanë fituar njohuri dhe shkathtësi profesionale që janë ofruar nga ekspertë prej departamenteve të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, burimet njerëzore, marketingun dhe çështjet e korporatave.
Milaim Berisha është njëri nga studentët që e ka përfunduar me sukses praktikën në Coca-Cola HBC Kosova, dhe për të kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.
“Gjatë tërë praktikës sime, më janë caktuar detyra të ndryshme që ma kanë mundësuar të zhvilloj shkathtësitë dhe njohuritë e mia në fushat siç janë operacionet, marketingu dhe puna ekipore. Krahas kësaj, kam mundur të vëzhgoj dhe të mësoj nga profesionistë me përvojë, të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm t’ua ndajnë ekspertizën e tyre dhe të japin udhëzime. Në përgjithësi, përvoja ime në Coca-Cola HBC Kosova ka qenë e paçmueshme dhe jo vetëm që më ka ndihmuar të fitoj shkathtësi dhe vetëbesim, por edhe më ka dhënë njohuri më të thella për industrinë dhe operacionet e kësaj kompanie,” tha Berisha.
Melissa Ruhani, një tjetër studente, tha se njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj praktike do t’i ndihmojnë shumë në karrierën e ardhshme të saj. “Përvoja ime ka qenë shumë pozitive. Kjo kompani ofron një mjedis dinamik dhe mbështetës të punës, në të cilin unë jam ndjerë e vlerësuar dhe e inkurajuar që t’i zhvilloj shkathtësitë e mia.
E kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me një ekip të shkëlqyer, i cili më ka ndihmuar që të përmirësohem profesionalisht,” theksoi Ruhani.
Venera Kamberaj, People and Culture Manager në Coca-Cola HBC Kosova, është po ashtu e lumtur për suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe dy-mujore të edukimit të sipërmarrësve të rinj.
“Ne, në Coca-Cola HBC, e marrim shumë seriozisht angazhimin e të rinjve, e veçanërisht të studentëve, në programet tona vjetore të partneritetit, duke ua ofruar atyre një program të veçantë të përfshirjes dhe zhvillimit profesional. Prandaj, sot jemi jashtëzakonisht krenarë që dhjetë studentët e parë e kanë përfunduar praktikën dhe kanë fituar njohuri dhe përvojë të vlefshme të punës në një kompani globale siç është Coca-Cola HBC. Ne e mbështesim talentin, ndërsa kjo është një mundësi e shkëlqyer që të rinjtë të njihen me një mjedis që u ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional,” tha Kamberaj.
Marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit UBT dhe Coca-Cola HBC Kosova është nënshkruar në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, ndërsa vitet kalojnë, Coca-Cola HBC Kosova vazhdon ta mbështesë dhe avancojë Nismën për Fuqizimin e Rinisë, duke u ofruar mbi 4,000 talentëve të rinj trajnime edukative dhe njohuri të reja përmes programeve të ndryshme në kuadër të Programit për Fuqizim të Rinisë dhe duke mbështetur mbi 30 nisma në komunitet
