Prishtinë, 30 dhjetor – Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të ketë ndikim të thellë tek gjenerata e re përmes programit të trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve”, në bashkëpunim me Theta Interactive, i cili është dizajnuar për t’i pajisur të rinjtë në mbarë Kosovën me shkathtësi të buta esenciale, njohuri biznesi dhe ekspertizë teknologjike.  Këtë vit, programi ka arritur rezultate […]

Prishtinë, 30 dhjetor – Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të ketë ndikim të thellë tek gjenerata e re përmes programit të trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve”, në bashkëpunim me Theta Interactive, i cili është dizajnuar për t’i pajisur të rinjtë në mbarë Kosovën me shkathtësi të buta esenciale, njohuri biznesi dhe ekspertizë teknologjike. 

Këtë vit, programi ka arritur rezultate të reja, duke trajnuar 735 pjesëmarrës të moshës 16-25 vjeç në qytete të ndryshme si Prishtina, Ferizaj, Fushë Kosova, Kamenica dhe Hanin e Elezit

Programi, i cili ka për synim adresimin e nevojës kritike për zhvillimin e shkathtësive tek të rinjtë, ka ofruar trajnime, punëtori dhe sesione mentorimi të mbajtura nga ekspertë të industrisë. Këto sesione janë përqendruar në fusha kyçe si zhvillimi personal, të menduarit ndërmarrës dhe edukimi digjital — shkathtësi që janë të domosdoshme në tregun konkurrues të sotëm të punës. 

Lulzim Bucolli, një trajner i specializuar për shkathtësi të biznesit, ndau përvojën e tij:

“Fuqizimi i të rinjve me ekspertizë biznesi është më shumë sesa thjesht t’ua mësosh si menaxhohet një ndërmarrje — qëllimi i kësaj është që ushqehet besimi i tyre për inovacion, udhëheqje dhe krijim të mundësive për veten dhe të tjerët”. 

Pjesëmarrës si Anyla, një e diplomuar së fundi, shprehën ndikimin transformues të programit:

“Ky program më dha besimin dhe mjetet për ide origjinale dhe për të filluar t’i punoj idetë e mia të biznesit. Tani i shoh sfidat si mundësi për t’u rritur”. 

Frosina Islami, Menaxhere për Komunikim të Korporatës në Coca-Cola HBC Kosova, theksoi përkushtimin e kompanisë për fuqizimin e rinisë:

Ne besojmë në potencialin e të rinjve për të formësuar të ardhmen e Kosovës. Nëpërmjet Programit Fuqizimi i të Rinjve, ne synojmë t’i frymëzojmë, t’i udhëzojmë dhe t’i pajisim me shkathtësitë që u nevojiten për t’i kthyer ambiciet e tyre në realitet”. 

Teksa viti po mbyllet, Coca-Cola HBC Kosova kremton edhe një tjetër moment historik në rrugëtimin e vet për fuqizimin e rinisë. Duke trajnuar mbi 700 talente të rinj vetëm këtë vit, programi ka forcuar rolin e tij si katalizator i ndryshimeve pozitive, duke rritur një gjeneratë të gatshme për të udhëhequr dhe për të pasur sukses. 

Kompania mbetet e përkushtuar për ta vazhduar këtë iniciativë të rëndësishme, duke siguruar që më shumë të rinj në mbarë Kosovën të kenë qasje në mjetet dhe njohuritë që u nevojiten për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për veten dhe komunitetet e tyre.