Paketimi i qëndrueshëm është kryesor në kulturën dhe mendësinë tonë të qëndrueshmërisë.
Ne minimizojmë ndikimet mjedisore nga paketimi jonë, duke ndjekur parimin tonë: Zvogëlo, Redukto dhe Ripërdor. Kjo qasje ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në përdorimin e materialit primar të paketimit dhe ndikimin tonë në mjedis.
Ne vazhdojmë të identifikojmë dhe kapim mundësitë në rritje dhe optimimizim të paketimit, nxitjen e inovacionit, agjendën tonë të CSR-it dhe në fund të fundit uljen e kostos.
Paketimi luan një rol jetësor në ruajtjen e cilësisë së lartë dhe sigurisë së produkteve tona. Duke pasur parasysh sasinë e paketimit që ne përdorim, ky aspekt i biznesit tonë ka një ndikim të rëndësishëm në mjedis.
Prandaj, mundohemi që të minimizojmë ndikimin e paketimit në çdo fazë të ciklit- përgatitjes, riciklimit dhe asgjësimit – duke përmirësuar funksionin e tij primar dhe duke siguruar cilësinë e produktit nga rrjeti i furnizimit deri tek konsumatori.
Qëllimi ynë përfundimtar është mbyllja e rrjetit të riciklimit, ose konvertimi i paketimit të përdorur në paketim të ri. Ne vazhdimisht punojmë për të zhvilluar paketimin që ka më pak peshë dhe zvogëlon sasinë e mbeturinave.
Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të punuar me partnerët për të krijuar një infrastrukturë riciklimi në Kosovë, si dhe për të edukuar dhe promovuar riciklimin e paketimit te konsumatorët. Qasja jonë e integruar përfshinë:
- Reduktimin e mbetjeve të prodhimit
- Otimizimin e paketimit
- Rritja e përmbajtjes së ricikluar dhe materialeve të ripërtrishme në përbërjen e paketimit të ri – origjina e riciklimit PET
- Edukimi dhe përfshirja e konsumatorëve
- Reduktimi i mbetjeve të prodhimit
Në të gjitha lokacionet ku veprojmë ne jemi në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, si dhe me standardet e larta të Grupit Coca Cola HBC dhe kompanisë Coca-Cola.
Në përcjellim të gjitha llojet e mbeturinave që gjenerohen nga operimet tona, si në kontekstin e lokacioneve tona të biznesit, ashtu edhe kur bëhet fjalë për paketimin e mbeturinave që ndodhë pas konsumimit të produkteve tona. Të gjitha mbeturinat i dorëzohen menaxhimit të mbetjeve të certifikuara për të marrë përqindjen më të lartë të mundshme të mbetjeve të ricikluara ose të ripërdorura.
Optimizimi i paketimit
Projektet e optimizimit të paketimit janë iniciativat tona më të rëndësishme për të reduktuar mbetjet totale dhe mbeturinat e paketimit në treg. Ato gjithashtu kontribuojnë në zvogëlimin e gjurmëve të karbonit të kompanisë tonë.
Fokusi në inovacion: Shishe me përbërje bimore
Ne jemi shumë krenarë me shishën që kemi që është me përbërje bimore, e që ne e përdorim për mushjen e shisheve të ujit 0.5L, 0.33L, 1.5L dhe 0.75L.
Kjo shishe e re prodhohet duke përdorur teknologjinë më të fundit “Plant-BottleTM”. Përfshinë etanol të nxjerrë nga kallami i sheqerit në Brazil, i cili është gjenerata e parë e biokarburanteve të pranuara nga “ERAC” në mbarë botën për shkak të ndikimit të ulët në mjedis.
Në format e tyre kimike dhe fizike, shishet me përbërje bimore janë identike me paketimin klasik të PET. Deri në 30 për qind të lëndëve të para të kërkuara për prodhimin e grimcave të PET sigurohen nga materialet me origjinë bimore që kanë më pak ndikim në ngrohjen globale dhe në shpenzim të energjisë.
Kur krahasohet paketimi i ri me përbërje bimore PET me paketimin e vjetër të PET, në kushtet e performancës nuk ka ndryshime në procesin e konvertimit, në granulat e PET, në procesin e mbushjes, në mundësinë e financimit të riciklimit të paketimit, cilësisë dhe prodhimit.