Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Coca-Cola HBC Kosova ka inauguruar Eko-Parkun e parë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në hyrjen kryesore të qytetit. Me normat e ndotjes që tejkalojnë normalen në Prishtinë, ky projekt është realizuar në përpjekjet për të ulur ndotësit e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Prishtina, 7 Gusht 2017 – Ky Eko-Park është tërësisht unik në vend. Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë. Parku ka kapacitet për mbjelljen e 120 drunjëve, i cili krijon një oazë të vogël në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit me kapacitet për të absorbuar rreth 200,000 kg CO2 për 10 vitet e ardhshme.

“Normat e larta të ndotjes së ajrit në qytet janë çështje shqetësuese për mirëqenien e komunitetit tonë. Prandaj, duke udhëhequr këtë nismë në vend dhe rajon, kemi për symin të jemi shembull jo vetëm për komunat dhe vendet e tjera, por për qytetarët drejtpërdrejt  – ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithë neve. Inkurajoj qytetarët të kujdesen për parkun, në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit edhe për shumë vite duke ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit”, tha Nerita Tira, Drejtor i Coca-Cola HBC Kosova.

“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frutin në ditët në vijim”, tha Ambasadori Delawie.

Kryetari Ahmeti po ashtu përgëzoi  realizimin e këtij eko-parku, duke theksuar rëndësinë e lartë që ka për anëtarët e komunitetit tonë.

“Është një akt i veçantë dhe i paharrueshëm që sot po mbjellim një fidan për të simbolizuar bashkimin e jetës sonë dhe për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm për dy njerëz”, thanë për fund çifti i sapo kurorëzuar teksa mbillnin fidanin e tyre.