Rrjeti ynë i furnizimit luan një rol qendror në biznesin tonë, duke siguruar që në të gjitha proceset tona të minimizojmë ndikimin tonë në mjedis dhe të sigurojmë qëndrueshmëri në rrjetin tonë të vlerave.

Ne prodhojmë dhe shpërndajmë më shumë se 2 miliardë njësi të produkteve tona çdo vit në të gjitha territoret tona. Organizata jonë e rrjetit të furnizimit, e cila është përgjegjëse për prokurimin, planifikimin, prodhimin dhe inxhinierinë, si dhe qëndrueshmërinë e kompanisë, luan një rol qendror në menaxhimin e kësaj përgjegjësie, duke u siguruar që në të gjitha proceset tona të minimizojmë ndikimin tonë mjedisor dhe të kemi parasysh qëndrueshmërinë e rrjetit tonë të vlerave – që nga burimet e lëndëve të para dhe prodhimi i produktit përfundimtar deri tek shpërndarja tek klientët tanë.

Suksesi ynë qëndron në ekspertizën e njerëzve tanë, fokusin tonë absolut në cilësinë dhe investimin tonë të vazhdueshëm në teknologjitë e përparuara.

Sigurimi i cilësisë më të lartë

Në biznesin tonë, ne po zhvillojmë një kulturë ku cilësia është një vlerë thelbësore në të gjithë organizatën. Ne kemi rikonfirmuar tolerancën tonë zero ndaj dështimit të përmbushjes së standardeve dhe vendosjen e matjes së vazhdueshme të maturitetit për të na mundësuar që të ngrisim kualitetin dhe kulturën e sigurisë ushqimore në nivel çdo herë më të lartë.

Kjo qasje shtrihet edhe tek furnitorët tanë. Coca-Cola HBC kërkon që furnizuesit e niveleve 1 të fitojnë certifikim sipas standardeve të mëposhtme: ISO 9001 (cilësia), ISO 14001 (mjedisi) dhe OHSAS 18001 (shëndeti dhe siguria). Përbërësit dhe furnizuesit e paketimit duhet gjithashtu të arrijnë certifikimin e FSSC 22000 për sigurinë e ushqimit dhe Iniciativën Globale të Sigurisë Ushqimore (GFSI).

Cilësia dhe siguria e ushqimit mbeten prioritetet tona kryesore, për të siguruar që ne të përmbushim pritjet e klientëve dhe konsumatorëve tonë.

Kemi të instaluara procese të rrepta për të minimizuar shfaqjen e problemeve në çështjeve të cilësisë. Megjithatë, kur ato ndodhin, ne kemi procese dhe sisteme të fuqishme në mënyrë që të mund të trajtojmë me shpejtësi dhe me efikasitet, duke siguruar që klientët dhe konsumatorët tanë të ruajnë besimin në produktet tona.

Investimi në teknologji të avancuar për të optimizuar infrastrukturën

Ne veprojmë në një territor të gjerë që shtrihet nga County Kerry, Irlanda, në bregun e Paqësorit të Rusisë dhe nga Rrethi Arktik deri në tropikët e Nigerisë. Ndërsa na jep mundësi të mëdha, kjo shtrirje gjithashtu na sfidon që ne vazhdimisht të optimizojmë infrastrukturën tonë operacionale.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë një rrjet furnizimi pa kufij, i cili do të furnizojë territorin tonë me kosto optimale dhe të kemi aftësinë që të inkuadrojmë shpejtë teknologjitë inovative.

Ne po investojmë në teknologji të avancuar për të optimizuar infrastrukturën tonë, duke synuar të ndërtojmë ose transformojmë mbushtoret tona ekzistuese në mbushtore shumë efikase që mund t’i shërbejnë në mënyrë efektive një vendi ose një rajoni të tërë. Një optimizim si ky merr në konsideratë rrjetin furnizues të Grupit në tërësi, nga numri i mbushtoreve, numri dhe natyra e linjave tona të mbushjes deri tek të gjitha qendrat shpërndarëse dhe magazinat që kemi.