Coca-Cola HBC është vlerësuar për standardet kryesore të qëndrueshmërisë, duke përfshirë indekset e qëndrueshmërisë Dow Jones (DJSI), CDP dhe FTSE4Good.

Ne në Coca-Cola HBC, jemi të vendosur të jemi në krye të praktikës dhe performancës së qëndrueshme në industrinë e pijeve.

Indeksi i qëndrueshmërisë Dow Jones (IQDJ)

Coca-Cola HBC është lider botëror i qëndrueshmërisë në industrinë e pijeve, në krye të indekseve të Dow Jones World dhe Europe Sustainability për kompanitë e pijeve në 2014, 2015 dhe 2016. Ne jemi përfshirë në DJSI çdo vit që nga viti 2008 – mirnjohje kjo për fokusimin tonë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së qëndrueshmërisë. Nisur në 1999, DJSI konsiderohet një pikë globale referimi në qëndrueshmërinë e korporatave.

RobecoSAM

Coca Cola HBC është emëruar Udhëheqësi i Industrisë – kompania me performancë më të mirë në sektorin e pijeve – dhe fitoi çmimin më i dalluari në “Gold Class” në vlerësimin vjetor të qëndrueshmërisë së korporatave të RobecoSAM. RobecoSAM është specialist në investimin e qëndrueshmërisë. Vlerësimi i Qëndrueshmërisë së Korporatave fokusohet në shqyrtimin e faktorëve financiarë që ndikojnë në vlerat thelbësorë të një kompanie.

Më shumë për “RobecoSam”

FTSE4Good

Coca-Cola HBC është vazhdimisht e listuar në Indeksin e “FTSE4Good” që nga viti 2001. Kjo seri indeksesh është projektuar për të matur performancën e kompanive të listuara në “London Stock Exchange” që tregojnë praktika të forta mjedisore, sociale dhe qeverisëse (MSQ).

Më shumë rreth “FTSE4good”

Vigeo

“Vigeo” e ka vlerësuar Coca- Cola HBC-në që nga viti 2004; ne ishim gjithashtu një pjesë e Indeksit “Vigeo Europe Top 120”. Grupi “Vigeo” jep analiza për menaxhimin e aseteve, duke vlerësuar performancën e kompanive në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përgjegjësinë sociale.

Më shumë për “Viego” 

Treguesi i “Carbon Disclosure Project (CDP)”

Në vitin 2015, CDP i dha Coca-Cola HBC-së vlerësimin B. CDP është një organizatë globale jo-fitimprurëse e cila siguron një sistem të zbulimit të kapitalit natyror përmes të cilit kompanitë raportojnë, menaxhojnë dhe ndajnë informacion jetësor mjedisor.

Më shumë për “CDP”

Forumi ETHIBEL

Ne jemi përfshirë në “Ethibel EXCELLENCE Investment Register” që nga viti 2007. Forumi “ETHIBEL” është një agjencion i pavarur që këshillon bankat dhe brokerët për investime të përgjegjshme shoqërore, duke i rishikuar kompanitë në mbarë botën për ecurinë e tyre ekonomike, sociale dhe mjedisore. “ETHIBEL” kërkon kompani që kanë përgjegjësi sociale për ndërmarrësi në sektorin dhe rajonin e tyre.

Më shumë për ETHIBEL

ECPI

Coca-Cola HBC ka qenë pjesë përbërëse e Indekseve ECPI që nga viti 2010. ECPI është një kompani e vlerësimeve dhe indekseve e cila i është dedikuar hulumtimit të ESG (Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes) që nga viti 1997.

Më shumë për ECPI

Hulumtimi MSCI ESG

Coca-Cola HBC AG ka vlerësimin më të lartë në “ Intangible Value Assessment (IVA)” të “AAA” dhe renditet në top 18% -shin e industrisë.

MSCI Inc. siguron mjete për mbështetjen e vendimeve të investimeve për investitorët globalisht, duke përfshirë indekset, të dhënat e ESG dhe hulumtimet.

Më shumë për MSCI