Ne kemi për qëllim të drejtojmë biznesin tonë në një mënyrë që është etike, e përgjegjshme dhe e qëndrueshme, duke adoptuar sistemet udhëheqëse të menaxhimit dhe standardet për të na ndihmuar të përmirësojmë vazhdimisht performancën tonë.
Sistemet e menaxhimit
Në Kosovë, ne kemi zbatuar sisteme të menaxhimit të pranuara ndërkombëtarisht në lidhje me cilësinë, sigurinë e ushqimit, mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Kjo përfshin:
- Menaxhimi i cilësisë (ISO 9001)
- Siguria e ushqimit (ISO 22000, PAS 220, FSSC 22000)
- Kujdesi ndaj mjedisit (ISO 14001)
- Shëndeti dhe siguria në punë (OHSAS 18001)
Ne po punojmë që të arrijmë certifikim të plotë në të gjitha këto pika për të gjitha fabrikat në Grupin tonë dhe të raportojmë progresin tonë në Raportin e Integruar Vjetor
Standardet
Përveç kësaj, ne ndjekim standardet kryesore të jashtme për menaxhimin, matjen dhe raportimin e çështjeve specifike. Kjo përfshin:
- Protokolli i “Greenhouse Gas (GHG)” (Gazërat Serrë) – ne llogarisim te dhënat e emisioneve te gazeve serre dhe i dërgojmë ne Zyrën Qendrore të “Group Central “prej ku dërgohet te Protokolli i GHG duke përdorur mjetet e tyre të llogaritjeve të CO2.
- “LBG Model” – ne matim dhe raportojmë investimin tonë në komunitet sipas qasjes së pranuar gjerësisht të “London Benchmarking Group” .
- “Global Reporting Initiative (GRI) “– ne raportojmë progresin tonë në Raportin tonë të Qëndrueshmërisë duke përdorur këtë kornizë kryesore për raportimin e qëndrueshmërisë.
Parametrat e mjedisit
Në të gjitha mbushtoret ne monitorojmë parametrat e mëposhtëm mjedisor:
- Konsumi i energjisë
- Konsumi i ujit
- Totali i mbetjeve të gjeneruara
- Mbeturinat e riciklueshme
Biodiversiteti
Ne monitorojmë me shumë kujdes ndikimin e aktiviteteve dhe produkteve tona në zonat e mbrojtura dhe zonat me vlerë të lartë të biodiversitetit. Ne nuk kemi identifikuar ndonjë ndikim të madh në këto vende.
Gjithashtu, speciet në listën e kuqe të specieve të rrezikuara sipas IUCN dhe në listat nacionale, nuk janë prezentë në vendet ku biznesi ynë operon.