Coca-Cola HBC Kosovo është qendër distribuimi e Coca-Cola HBC për tregun e Kosovës. Coca-Cola HBC është një nga mbushësit më të mëdhenj në botë të brendeve të kompanisë Coca-Cola

Coca-Cola HBC Kosovo është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e pijeve joalkoolike dhe është shpërndarës i produkteve të kompanisë Coca-Cola në tregun e Kosovë që nga viti 2003.

Ne jemi partner i kompanisë Coca-Cola

Coca-Cola HBC (Coca-Cola Hellenic Bottling Company) është partner i kompanisë Coca-Cola për mbushje të shisheve. Kjo do të thotë se kompania Coca-Cola prodhon dhe shet koncentratin, bazat dhe shurupet tek partnerët e saj të mbushjes, zotëron markat dhe është përgjegjëse për iniciativat e marketingut. Coca-Cola HBC i përdorë koncentratet dhe shurupet për të prodhuar, paketuar, komercializuar dhe shpërndarë produktet përfundimtare tek partnerët tanë dhe konsumatorët. Ndërsa ne, Coca-Cola HBC Kosovo, jemi qendër distribuimi e kompanisë Coca-Cola HBC për tregun e Kosovës.

Brende lidere dhe një portfolio e shumëllojshme

Coca-Cola HBC Kosovo, shet dhe shpërndanë gamë të gjerë të pijeve joalkoolike, përfshirë brendet e njohura si Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta dhe Sprite; poashtu brendet si uji Rosa, dhe brende të licensuara nga kompani të tjera, siç është Fuze Tea dhe Schweppes.

Shtrirje e gjerë gjeografike e Coca-Cola HBC

Coca-Cola HBC operon nga Irlanda në perëndim e deri tek Bregu i Paqësorit të Rusisë në lindje; nga Rrethi i Arktikut në veri e deri në Nigeri në jug. Kjo ofron mundësi të mira për rritje dhe nënkupton që ne nuk varemi nga ndonjë treg në veçanti.

 

Një biznes i qëndrueshëm

Ne e kemi kombinuar qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë korporative në çdo aspekt të biznesit, duke synuar që të ndërtojmë vlera afatgjate për partnerët tonë. Në vitin 2016, Indekset e Qëndrueshmërisë Dow Jones njohën Coca-Cola HBC si lidere në industrinë e pijeve në Evropë dhe në botë për të katërtin vit me radhë.

Ndikimi minimal në mjedis

Shtrirja e gjerë e operimit sjell mundësi por edhe sfida. Ne vazhdimisht jemi në kërkim për të bërë infrastrukturën operacionale sa më efiçiente që është e mundur.

Coca-Cola HBC Kosovo është distributori i vetëm në tregun e Kosovës i produkteve të Coca-Cola-s. Selia e Coca-Cola HBC Kosovo është në Prishtinë, në kilometrin e 5-të në magjistralen Prishtinë-Shkup.

Selia e kompanisë amë, Coca-Cola HBC AG, gjendet në Zvicër dhe kompania renditet në tregun primar në London Stock Exchange, si dhe në tregjet sekondare në Athens Stock Exchange dhe në New York