Fokusi jonë në prokurim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm sjellë rezultatet finale të shkëlqyeshme.

Prokurimi i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm është prioritet për biznesin tonë. Kjo për ne, ka të bëjë me arritjen e rezultateve të shkëlqyera. Për dy vite me radhë, ne kemi marrë rezultatin maksimal të industrisë kundrejt treguesit të lëndës së parë të vlerësimit të Indeksit të Qëndrueshmërisë Dow Jones. Prokurimi i qëndrueshëm i sheqerit, dhe rritja e vlerësimit të rrezikut kanë rol jetësor në këtë arritje.

Përzgjedhja e furnizuesve

Për të zgjedhur furnizuesit tanë, ne kemi zhvilluar kritere rigoroze të vlerësimit. Ne përdorim një proces të fuqishëm të auditimit, vlerësimin e rrezikut dhe SEDEX, shkëmbimin etik të dhënave të furnizuesit. Marrim pjesë në “Ecovadis”, ofruesin e vlerësimit të qëndrueshmërisë së furnitorëve dhe bëhet kontrollimi nëse ofruesit e mundshëm mbajnë certifikimin ISO 9001, 14001, FSSC 22000 dhe OHSAS 18001.

Gjithashtu, për mallrat bujqësore, i referohemi standardeve nga “Rain Forest Alliance”,”Fair Trade”, “Bon Sucro”, “Platforma SAI” dhe “Forest Stewardship Council”.

“Ne jemi të përkushtuar të arrijmë 100 % në rrjetin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të zvogëlojmë ndikimet tona në rrjetin të furnizimit deri në vitin 2020”

Iniciativat tona të qëndrueshme për krijimin e vlerave në furnizim me partnerët tanë të furnizimit janë kritike në mbështetjen e qëllimeve tona afatgjata.

Ne gjithashtu kërkojmë që të gjithë furnizuesit tanë të ndjekin standardet etike, praktikat e sigurisë në punësim dhe mjedis, të përcaktuara në Parimet Udhëzuese të Furnizuesit. Furnizuesit bujqësorë duhet t’i përmbahen Parimeve të Qëndrueshmërisë të Agrikulturës, ndërsa përbërësit dhe furnizuesit e paketimit duhen të jen në përputhje me standardet e sigurisë në ushqim.