Duke besuar se të rinjtë janë një bazë e prosperitetit në secilën shoqëri - Coca-Cola HBC Kosova, përmes programeve të ndryshme, dëshiron të fuqizojë dhe mbështesë zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë.
Duke besuar se të rinjtë janë një bazë e prosperitetit në secilën shoqëri – Coca-Cola HBC Kosova, përmes programeve të ndryshme, dëshiron të fuqizojë dhe mbështesë zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë.
Në këtë moment ne po fillojmë programin e praktikës Coke Summership që do të sigurojë përvojë në punë për gjashtë javë gjatë korrikut dhe gushtit 2021. Nëse doni të kuptoni se si funksionon një kompani shumëkombëshe dhe cilat janë mundësitë për tu zhvilluar dhe rritur me këtë kompani, atëhere ky është programi i duhur për ju!
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, në partneritet me ICK, ne po fillojmë trajnime tre-ditore në kuadër të programit tonë #Coca-Cola Përkrah Rininë për të rinjtë e papunë. Gjatë këtyre trajnimeve, ju do të keni mundësinë të merrni aftësi specifike afariste dhe personale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin tuaj në treg.
Le të ndajmë më shumë detaje rreth të dy projekteve.
Coke Summership
Coke Summership është një program praktikë për studentët e vitit të fundit të bachelorit, studentët e masterit ose të sapodiplomuarit që kanë përfunduar studimet e tyre vitin e fundit. Kërkohet gjithashtu rrjedhshmëri e gjuhës angleze, si dhe patentë shoferi i kategorisë B.
A i përputhni këto kritere?
Shkëlqyeshëm, le të ndajmë se cfarë mund të presësh nga programi ynë për praktikë.
Ky program unik është duke kombinuar trajnime dhe punëtori në internet, duke punuar në projekte me mbështetjen e mentorëve dhe duke fituar përvojë të vërtetë biznesi.
Gjatë 6 javëve të praktikës, ju do të takoni dhe ndani njohuri me shumë njerëz që punojnë në Coca-Cola HBC Kosova. Gjithashtu, ju do të punoni në projekte të rëndësishme për biznesin, do të kaloni kohë në treg me Zhvilluesit e Biznesit tonë dhe në të njëjtën kohë, do të merrni pjesë në trajnime dhe leksione të ndryshme në internet, të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja personale të biznesit dhe të fitoni njohuri përkatëse.
A jeni të gatshëm për Coke Summership? Sepse ne jemi!
Klikoni në linkun për të mësuar më shumë dhe aplikoni!
Pjesëmarrja në programin Coke Summership do të jetë një përvojë shumë e vlefshme që do t’ju ndihmojë të zhvilloni më tej dhe me siguri të filloni karrierën tuaj profesionale.
Coca-Cola përkrah Rininë
“Coca-Cola përkrah Rininë” është për të gjithë ju që dëshironi të rifilloni karrierën tuaj dhe të rifreskoni aftësitë tuaja!
Gjatë 3 ditëve të trajnimeve në online grupe, ju do të jeni në gjendje të punoni me trajnerë profesionistë nga ICK të cilët do t’ju mbështesin për të ngritur aftësitë tuaja të biznesit të rëndësishme për vendet e punës metodave të reja, të zbuloni fusha të reja të trajnimeve për zhvillim dhe të fuqizoni besimin tuaj në mënyrë që të kuptoni se cila është karriera juaj e dëshiruar dhe si mund ta arrini atë.
Ne mund të premtojmë se do t’i kaloni këto tre ditë në një mënyrë inetravtive dhe efikase që do të ndikojë në të ardhmen tuaji!
“Coca-Cola përkrah Rininë” është krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ndërtojnë kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues në tregun e punës. Të gjithë të rinjtë e moshës 18-30 vjeç që nuk janë zyrtarisht të punësuar ose nuk studiojnë mund të bëhen pjesë e trajnimit.
Programi mësimor që është krijuar ndihmon në heqjen e pengesave që ekzistojnë për të rinjtë që nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë ose mbajnë një vend pune. Trajnimi konsiston në aftësi biznesi dhe sipërmarrëse, aftësi të buta dhe aftësi digjitale.
Mos e humbni një shans për të siguruar vendin tuaj në këto trajnime!
Për të aplikuar, ju mund të klikoni.