Pijet e gazuara, siç janë markat Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Sprite, Schweppes dhe Fanta, janë pjesë e gamës tradicionale të pijeve të ofruara nga Coca-Cola HBC Kosova.

Ne u ofrojmë njerëzve kombinime të reja dhe tërheqëse të shijeve dhe një zgjedhje të gjerë sipas nevojave të tyre.

Portofolio ynë përfshin produkte të ‘sheqerit të ulët’ dhe ‘pa sheqer’ në një gamë gjithnjë në rritje të paketimit të projektuar për t’iu përshtatur jeteses së larmishme. Këto pije ofrojnë zgjidhje perfekte për freskim, energji shtesë dhe hidratim

 

Fluskat

Fluskat që karakterizojnë pijet e gazuara shtohen përmes një metode karbonizimi që duplikon proceset natyrore që prodhojnë të njëjtin efekt në disa ujëra minerale dhe nga burimi.

Kjo përfshin futjen e dioksidit të karbonit (CO2), një gaz i padëmshëm, pa erë dhe pa ngjyrë, i cili është i pranishëm në atmosferë.

Tingujt që dëgjojmë kur hapim një pije të gazuar janë në të vërtetë tingujt e dioksidit të karbonit të lëshuar në formën e flluskave.