Coca-Cola HBC është e angazhuar për të siguruar një faqe interneti që është e arritshme për audiencën më të gjerë të mundshme, pavarësisht aftësisë.

Kjo faqe shpjegon qasjen tonë për ta bërë këtë faqe të thjeshtë, tiparet e ofruara për të rritur qasjen e faqes dhe çfarë të bëni nëse keni ndonjë pyetje apo reagim për ne.

Faqja jonë e internetit mund të shihet në një sërë madhësish të ndryshme të ekranit dhe madhësia e tekstit mund të ndryshohet për t’iu përshtatur njerëzve të ndryshëm. Ne gjithashtu kemi përfshirë një strukturë kërkimi dhe vendndodhjen e faqes për të ndihmuar njerëzit të gjejnë informacion më lehtë.

Ne besojmë se kjo faqe plotëson ose tejkalon kërkesat e kritereve të nivelit A të  Udhëzuesit të Iniciativës së Web Accessibility të Web World Consortium (WCAG WAI) 2.0.

Ndryshimi i cilësimeve

Ju mund të ndryshoni madhësinë e tekstit duke përdorur opsionin e ndryshimit të tekstit të shfletuesit tuaj. Ju gjithashtu mund të bëni ndryshime të tjera të dobishme në shfletuesin tuaj, si dhe brenda kompjuterit tuaj në përgjithësi.

Për të gjetur se çfarë tjetër mund të bëni, ju rekomandojmë që të lexoni : shfletim më të mirë në  internet: Këshilla për personalizimin e kompjuterit tuaj  nga ‘World Wide Web Consortium’ (W3C) ose vizitoni  ‘My Web My Way’ nga BBC.

Tekst alternativ për figurat

Të gjitha figurat janë dhënë me tekste alternative.

Elementet e titullit

Elementët kryesorë të HTML janë përdorur për të përfaqësuar strukturën e faqes, duke mbështetur teknologjitë ndihmëse që lejojnë navigimin e faqes prej titull në titull.

Linku i tekstit

Të gjitha “hyperlinks” duhet të kenë kuptim kur lexohen nga konteksti, dhe këto janë paraqitur në mënyrë të qartë dhe në stile të ndryshme për t’u dalluar nga tekstet normale.

 

Pavarësia e JavaScript

Ku JavaScript ose skripte të tjera përdoren për navigimin ose funksionalitetin, një mekanizëm alternativ është vënë në rast se shfletuesi juaj nuk i mbështet këto skripta.

Kontraste me ngjyra

Kemi kontrolluar kombinime të tekstit dhe sfondit për të siguruar që kontrasti është i mjaftueshëm dhe ne gjithashtu kemi siguruar që informacioni nuk referohet vetëm me ngjyra.

Modelet e fletave

Ne kemi përdorur Cascading Style Sheets (CSS) për të kontrolluar paraqitjen e faqeve dhe kemi përdorur markup të strukturuar siç duhet për përmbajtjen. Nëse modelet e fletave nuk mbështeten ose janë të fikur, ende mund të arrihen dhe lexohen informacionet në vend.

PDF

Në shumë raste ne kemi ofruar një version HTML të PDF-ve në këtë faqe interneti, por nëse dëshironi të përdorni një lexues të ekranit për të lexuar dokumente PDF ju mund të gjeni më shumë në  Qendrën Burimore për Qasje në Adobe.

Na kontaktoni

Ne duam që njerëzit të marrin përvojën më të mirë nga kjo faqe interneti. Nëse ka informacion që mendoni se duhet të përfshihet në këtë faqe, ose nëse keni ndonjë problem në qasjen në faqen atëherë ju lutemi na kontaktoni.

Për këshilla se cilat informata duhet të përfshihen kur na kontaktoni, ne ju rekomandojmë t’i lexoni  Organizatat Kontaktuese për faqet e internetit të paqasshme.