Si pasojë e interesit tuaj për t’iu bashkuar ekipit Coca-Cola HBC, ju do të na jepni të dhëna të
caktuara personale për veten tuaj. Coca-Cola HBC Kosovë dhe degët dhe filialet e saj (në kuadër
të kësaj politike dhe për qëllime të njoftimit të hyrjes “CCHBC”, “Grupi CCHBC”, “ne”, “na”,
“neve”, “ynë”, “jonë”, “tonë”, “sonë”, “tanë”, “tona”) janë të angazhuar për të respektua
privatësinë tuaj dhe për të menaxhuar të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe të sigurt.
Me këtë Njoftim Privatësie, ne duam t’ju informojmë se pse dhe si përpunojmë të dhënat tuaja
personale në kontekstin e procesit të rekrutimit dhe brenda platformave përkatëse të rekrutimit
dixhital. Kjo vlen për individët që aplikojnë për të punuar ose për t’u regjistruar në Rrjetin e
Talenteve (Talent Network) CCHBC, marrin pjesë në një ngjarje rekrutimi, nënshtrohen një
vlerësimi në CCHBC ose marrin pjesë në procese të tjera rekrutimi.
Nëse nuk specifikohet ndryshe, Coca-Cola HBC Kosovë është subjekti përgjegjës ose
“kontrolluesi i të dhënave” për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Nëse aplikoni për t’u
punësuar në një nga kompanitë e tjera të Grupit CCHBC, atëherë edhe kompania përkatëse e
Grupit CCHBC është kontrollues të dhënash.
Të dhënat personale që ne i mbledhim
Ne mund të mbledhim të dhëna personale drejtpërdrejt nga ju, nga palë të treta ose nga burime
publike, si edhe automatikisht, duke përfshirë përdorimin e platformave tona të rekrutimit nga
ana juaj. Në këtë Njoftim Privatësie, “të dhëna personale” do të thotë çdo informacion lidhur me
një individ të identifikuar ose të identifikueshëm. Shembuj të të dhënave personale përfshijnë:
emrin, adresën e postës elektronike, adresën IP dhe numrin e telefonit.
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për të vlerësuar aplikimin tuaj para se të lidhni një
kontratë pune me ne, në pajtim me ligjet, të cilave CCHBC u nënshtrohet (p.sh. lidhur me
barazinë e mundësive). Nëse nuk jeni në gjendje të na jepni informacionin e kërkuar, ne nuk do
të jemi në gjendje të vlerësojmë përshtatshmërinë tuaj për punën që e kërkoni ose për të
komunikuar me ju.
Në qoftë se ne kërkojmë të dhëna personale të mëtejshme nga ju, do t’ju njoftojmë nëse ato janë
të nevojshme për të përmbushur kontratën tuaj ose si pasojë e një detyrimi statutor. Gjithashtu,
ne do t’ju njoftojmë se cilat do të ishin pasojat në qoftë se nuk do të na siguroni këto të dhëna, si
edhe çdo rrezik që lidhet me përdorimin e të Dhënave Personale nga ne.
Të dhënat personale që ne i mbledhim drejtpërdrejt nga ju ose ju i jepni një agjencie
rekrutimi në emrin tonë
- Informacioni i identifikimit: titulli, emri, mbiemri, të dhënat e lindjes, gjuha, gjinia, leja
e vlefshme e drejtimit, sigurimi kombëtar ose numri tjetër i identifikimit, si edhe
dokumentacioni lidhur me vizën, pasaportën ose lejen e punës - Detajet e kontaktit: adresa, telefoni, adresa e postës elektronike dhe adresa postare
- Detajet e aplikimit për punë: CV, detajet e formularit të aplikimit, shënimet e
intervistës, certifikimet, diplomat, kualifikimet profesionale dhe përvoja profesionale,
aftësitë gjuhësore, paga e dëshiruar, data e fillimit/periudha e njoftimit që do të merret në
konsideratë, stazhi dhe fotografia juaj nëse je e keni furnizuar me dijeni dhe vullnetarisht - Informacioni lidhur me intervistën dhe vlerësimin:
▪ Regjistrimet video dhe audio të intervistave online, nëse kërkohen
▪ Informacioni i planifikimit të intervistës
▪ Rezultatet e testeve të lidership-it dhe aftësive funksionale
▪ Rezultatet e vlerësimeve të lidership-it në bazë të sjelljes (luajtja e roleve [Role plays]
dhe simulimi i situatave në punë [In-trays])
▪ Rezultatet e vlerësimeve të gamifikuara, të dhënat nga ndërveprimi juaj me vlerësimin
dhe analizën e përgjigjeve tuaja kundrejt kritereve të suksesit (përshtatshmëria për punë) - Sondazhet e rekrutimit: Ne mund të mbledhim informacion lidhur me procesin tonë të
rekrutimit, duke përfshirë mënyrën se si keni marrë vesh për punën dhe vizitat tuaja në
ngjarjet e rekrutimit, siç janë panairet e punës. - Kategoritë e veçanta, nëse është e zbatueshme t për vendin e punës që e kërkoni:
o detajet e racës, gjinisë, prejardhjes kombëtare ose etnike, prejardhjes fetare ose të
komunitetit tuaj, me qëllim për të siguruar monitorim dhe raportim kuptimplotë
lidhur me barazinë e mundësive
o aftësitë e kufizuara që mund t’i keni dhe nëse keni qenë të papunë për një kohë të
gjatë, me qëllim për të monitoruar përputhshmërisë me legjislacionin kundër
diskriminimit, politikat tona dhe detyrat tona ligjore sipas legjislacionit kundër
diskriminimit.
o rezultatet e regjistrave penalë, kontrolleve të gjendjes financiare dhe hetimeve të
pavarura të tjera (në këto raste ne do të kërkojmë pajtimin tuaj me mbledhjen dhe
përdorimin e këtyre të dhënave para se agjentët tanë të merren me hetimin), me
qëllim për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj për pozicionin.
Të dhënat personale që ne i mbledhim automatikisht
Informacioni i përdorimit të faqes së internetit. Kur vizitoni platformat tona të rekrutimit
dixhital, ne mbledhim informacione të caktuara lidhur me përdorimin e faqes së internetit, duke
përfshirë emrin e hostit dhe adresën IP të pajisjes suaj, llojin dhe versionin e shfletuesit, llojin e
pajisjes, numrat unikë të identifikimit të pajisjes, vendndodhjen e gjerë gjeografike (p.sh. në
nivel shteti ose qyteti) të sistemit tuaj operativ, faqen e internetit që na ka rekomanduar, faqet që
i keni vizituar në platformat tona të rekrutimit, si edhe kohën dhe kohëzgjatjen e vizitës suaj.
Cookies. Ne mund të përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të mbledhur të dhëna
personale. Cookies janë skedarë të vegjël të të dhënave që vendosen në kompjuterin ose pajisjen
tuaj celulare kur ju vizitoni një faqe interneti ose përdorni një shërbim online. Për më shumë
informacion lidhur me përdorimin e cookies, ju lutemi të shihni Njoftimin përkatës e cookies-ve
për qëllime rekrutimi dhe Qendrën e bashkëlidhur të preferencave për cookies.
Të dhënat personale që ne i mbledhim nga palët e treta
Mediat sociale profesionale: Nëse ju tregoni linkun ose identifikuesin e një rrjeti social në
aplikimin tuaj, ne mund të marrim informacion lidhur me praninë tuaj në rrjetet sociale
profesionale nga rrjeti social përkatës, duke përfshirë LinkedIn dhe Xing.
Kontrollet e të dhënave biografike: Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë informacion nga
palë të treta, duke përfshirë të dhënat penale, për të verifikuar informacionin që na keni dhënë
dhe për të kryer kontrolle të të dhënave biografike, nëse është e zbatueshme për vendin e punës
që e keni kërkuar.
Të dhënat personale që ne i mbledhim nga burimet publike
Informacioni personal publikisht i disponueshëm: informacioni i kontaktit, linqet sociale,
kualifikimet profesionale, përvoja dhe arsimi
Qëllimet dhe baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale:
a) Vlerësimi i aplikimeve për punë: Regjistrimi i aplikimit tuaj për një vend pune te ne
dhe, nëse ky aplikim rezulton në procedurën tonë të përzgjedhjes, përcaktimi i
përmbledhjes suaj profesionale me qëllim për të vlerësuar aplikimin tuaj për rekrutim,
duke përfshirë procesin e intervistës, vlerësimin e aftësive dhe kompetencave individuale,
menaxhimin e kandidatit, si edhe përmirësimin, validimin dhe përditësimin e të dhënave
të aplikuesit për të siguruar vlefshmërinë dhe plotësinë e tyre.
b) Shqyrtimi i të dhënave biografike: Shqyrtimi i të dhënave arsimore dhe profesionale
para dhe gjatë punësimit.
c) Kontaktimi me ju: Informacioni i nevojshëm për të lidhur një kontratë pune me ju
d) Që t’ju ofrojmë shërbimet tona IT përmes platformave tona të palëve të treta
Baza ligjore:
- Përmbushja e procesit të rekrutimit, e cila autorizohet në bazë të pranimit të kontratës
së rekrutimit nga ana juaj dhe, në një fazë të mëvonshme, në bazë të kontratës së
punës (neni 5, paragrafi 1, pika 1.2, i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).
Përmbushja e detyrimit tonë ligjor për të respektuar detyrimet tatimore dhe kontabël
(Neni 5, paragrafi 1, pika 1.3, i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).
- Ne jemi të autorizuar me ligj të përdorim kategori të veçanta të të dhënave, ose të
dhëna që lidhen me veprat penale, për shembull për të kryer kontrollet e të dhënave
biografike (neni 5, paragrafi 1, pika 1.3, i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale). - Në pajtim me neni, 5, paragrafi 1, pika 1.6, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale, CCHBC ka interesin e ligjshëm për të përdorur të dhënat personale me
qëllim për të mësuar lidhur me efektivitetin e përpjekjeve tona të rekrutimit dhe për të
vlerësuar aplikimin tuaj para se të lidhni një kontratë pune me ne. Gjithashtu, nëse
aplikimi juaj është i suksesshëm, të dhënat e mbledhura gjatë periudhës së aplikimit
do të ruhen dhe përpunimi i tyre do t ‘i nënshtrohet Njoftimit të Privatësisë për të
punësuarit e CCHBC. Më konkretisht, të dhënat e aplikimit, duke përfshirë të dhënat
tuaja personale të furnizuara në CV-në tuaj mund të përpunohen për qëllime të
mëtejshme të punësimit, p.sh., me qëllim që CCHBC të identifikojë dhe të shfrytëzojë
plotësisht përvojën, njohuritë profesionale, aftësitë dhe talentet e të punësuarve në
Kompani.
Mbajtja e një baze të azhurnuar të dhënash të kandidatëve: Do të mbajmë një baze të
dhënash të kandidatëve për punësim në mënyrë që të jemi në gjendje të kontaktojnë
kandidatë potencialë në qoftë se një mundësi e ardhshme pune përputhet me profilin e tyre.
Pasurimi i të dhënave është një proces që përdoret për të përmirësuar, vërtetuar dhe
përditësuar të dhënat e kontaktit të kandidatit, me qëllim për të siguruar saktësinë dhe
plotësinë e tyre. Pasurimi i të dhënave mund të përdoret për kategori kyç të caktuara të
informacionit personal që individët e vënë në dispozicion të publikut në ueb.
Baza ligjore: Pëlqimi juaj i qartë për t’u marrë në konsideratë për pozicione të tjera dhe për
t’iu bashkuar Rrjetit të Talenteve Coca-Cola HBC (neni 5, paragrafi 1, pika 1.1, i Ligjit për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale)
Marrja automatike e vendimeve
Ne nuk e praktikojmë marrjen automatike të vendimeve në procesin tuaj të rekrutimit. Aplikuesit
përzgjidhen përmes një procesi manual, duke marrë parasysh përvojën dhe aftësitë e duhura për
vendin e punës.
Si i zbulojmë të dhënat personale?
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja me kompani të tjera të grupit CCHBC lidhur me procesin e
rekrutimit dhe, në qoftë se do t’ju zgjedhim, si pjesë e procesit të punësimit. Ne e kufizojmë
zbulimin e të dhënave personale në mënyrë që të zbulohen ato të dhëna personale që janë të
nevojshme në mënyrë të arsyeshme për kryerjen e funksioneve të punës dhe ne kërkojmë që
marrësit e të dhënave personale të bien dakord që do të mbajnë konfidencialitetin e këtij
informacioni.
▪ Njerëzit dhe kultura (People and Culture) CCHBC. Ne mund t’u zbulojmë detaje lidhur
me aplikimin tuaj sektorit të Burimeve Njerëzore dhe ekipeve të menaxhimit të anëtarëve të
tjerë të Grupit CCHBC, për shembull të punësuarve që janë të përfshirë në proceset tona të
rekrutimit dhe përzgjedhjes, si edhe menaxherëve përkatës.
▪ Ekipi i Prokurimit të Talenteve (Talent Acquisition Team) CCHBC. Ne mund t’u
zbulojmë të dhënat tuaja personale ekipeve të menaxhimit të talenteve, si edhe
▪ Ekipit të Njerëzve dhe Shërbimeve (People and Services Team) CCHBC (BSO), i cili
ofron shërbime administrative palëve të treta të Ekipit të Prokurimit të Talenteve lidhur me
rekrutimin tuaj.
▪ Palët e treta. Ne mund t’u zbulojmë të dhënat tuaja personale:
▪ Furnizuesve të shërbimeve IT, domethënë palëve të treta që na ofrojnë shërbime
hostimi, mirëmbajtjeje dhe të tjera. Këto palë të treta mund të kenë qasje në të dhënat
tuaja personale ose t’i përpunojnë në kuadër të shërbimeve që na i ofrojnë,
▪ Furnizuesve të shërbimeve që kryejnë kontrolle para punësimit,
▪ Kompanive vlerësuese ose subjekteve që ofrojnë shërbime intervistimi online,
▪ Agjencive të rekrutimit që, herë pas here, na ndihmojnë në proceset tona të rekrutimit
dhe përzgjedhjes.
▪ Respektimi i ligjeve dhe zbatimi i ligjit. Ne rezervojmë të drejtën për të zbuluar të
dhënat tuaja personale nëse kjo kërkohet me ligj ose në qoftë se ne besojmë se zbulimi
është i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë ose integritetin e platformave tona të
rekrutimit, ose për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e ligjshme, pronën dhe sigurinë e
CCHBC, të punonjësve të saj ose të tjerëve, ose për t’u pajtuar me një procedurë
gjyqësore, urdhëresë gjyqësore, kërkesë qeveritare ose rregullatore ose me ndonjë proces
tjetër ligjor të dorëzuar neve.
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Ne mbajmë të dhënat tuaja personale kryesisht në vendin në të cilin ju keni aplikuar për një
pozicion. Megjithatë, nganjëherë është e nevojshme që ne t’u japim detaje rreth aplikimit tuaj
kompanive të tjera të Grupit CCHBC që ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane për
qëllime të zgjedhjes suaj. Kur bëjmë kështu, ne do të sigurojmë që këto transferime të sigurojnë
nivelin e duhur të mbrojtjes që u jepet të dhënave personale (ne përdorim “klauzolat model” të
miratuara nga BE-ja kur është e përshtatshme për të siguruar këtë).
Për më shumë informacion lidhur me transferimet e përshkruara më sipër dhe masat mbrojtëse të
përshtatshme që ne i përdorim për të mbrojtur këto transferime, ju mund të na kontaktoni përmes
të dhënave të kontaktit të paraqitura më poshtë.
Periudhat e ruajtjes
Ne marrim masa për të fshirë të dhënat tuaja personale ose për t’i ruajtur në një formë që nuk
lejon identifikimin tuaj kur ky informacion nuk është më i nevojshëm për qëllimet për të cilat ne
e kemi përpunuar, përveç rastit kur ne jemi të detyruar me ligj të ruajmë këto të dhëna për një
periudhë më të gjatë. Për të përcaktuar periudhën e ruajtjes, ne marrim parasysh kritere të
ndryshme, të tilla si vendi i punës për të cilin keni aplikuar, nëse aplikimi ka qenë i suksesshëm,
natyra dhe kohëzgjatja e marrëdhënies sonë me ju, hapja e pritshme e vendeve të punës në të
ardhmen që përputhen me profilin tuaj, periudhat e detyrueshme të ruajtjes së informacionit të
parashikuara me ligji dhe statuti përkatës i kufizimeve.
Nëse aplikimi juaj është i pasuksesshëm, ne do të ruajmë aplikimin tuaj zakonisht për një
periudhë deri në 7 muaj, në qoftë se nuk na keni dhënë pëlqimin tuaj që të ruajmë të dhënat tuaja
personale për një periudhë më të gjatë.
Nëse ju na keni lejuar t’ju marrim parasysh për mundësi të tjera pune ose i jeni bashkuar Rrjetit
tonë të Talenteve (Talent Network), ne do të ruajmë informacionin tuaj personal për një periudhë
prej 36 muajsh
Për më shumë informacion lidhur me ruajtjen e aplikimit tuaj, ju mund të na kontaktoni përmes
të dhënave të kontaktit të paraqitura më poshtë.
Të drejtat dhe zgjedhjet tuaja
Nëse ndodheni në BE ose ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në BE, ju keni të drejta të
caktuara në lidhje me të dhënat që ne mbledhim për ju:
- Qasja e subjektit: Ju keni të drejtën e qasjes në të gjitha të dhënat e mbajtura në lidhje
me ju nga CCHBC përgjithësisht brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës suaj. - Korrigjimi: Ju mund të na kërkoni që të korrigjojmë të dhënat e pasakta personale.
- Fshirja: Ju mund të na kërkoni që të fshimë të dhënat personale në rrethana të caktuara
në pajtim me Art. 17 të GDPR-së dhe ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për të
informuar kontrolluesit e tjerë që përpunojnë të dhënat personale që ju keni kërkuar
fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose replikimi të tyre. - Tërheqja e pëlqimit: Ju mund të tërhiqni çdo pëlqim për përpunimin e të dhënave që ju
na i keni dhënë dhe të parandaloni përpunimin e mëtejshëm, në qoftë se nuk ka asnjë
arsye tjetër për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga CCHBC. - Kufizimi: Ju mund të kërkoni që të dhëna personale të caktuara të shënohen si të
kufizuara, në kohën e zgjidhjes së ankesave, dhe të kufizoni përpunimin e tyre në
rrethana të tjera të caktuara.
- Bartja: Ju mund të kërkoni që ne të transmetojmë të dhënat personale që ne mbajmë për
ju te një palë e tretë në mënyrë elektronike. - Paraqitja e një ankese: Ju mund të paraqitni një ankesë lidhur me përpunimin e të
dhënave nga ana jonë te enti rregullues, i cili është AGJENCIA E MBROJTJES
INSTITUCIONALE TË TË DHËNAVE PERSONALE DHE PRIVATËSISËKontakti juaj për çdo pyetje
CCHBC ka emëruar një Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave, të cilin ju duhet ta kontaktoni nëse
keni ndonjë pyetje lidhur me interpretimin e këtij njoftimi. Detajet e kontaktit tregohen më
poshtë: - Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave: Nassos Stylianos
- Vendndodhja: Coca-Cola HBC Services MEPE, 9, Fragoklissias Street, Maroussi 151 25,
Greqi - Posta elektronike: DataProtectionOffice@cchellenic.com
Modifikimi i këtij Njoftimi Privatësie
Ne mund të modifikojmë ose të ndryshojmë këtë Njoftim Privatësie herë pas here. Çdo ndryshim
i ardhshëm që ne mund të bëjmë në Njoftimin e Privatësisë do të postohet në këtë faqe. Ne do të
ndryshojmë datën e rishikimit në krye të kësaj faqeje, për t’ju njoftuar në qoftë se kemi bërë
ndonjë ndryshim në këtë Njoftim Privatësie. Njoftimi i ri i modifikuar ose i ndryshuar i
privatësisë do të zbatohet nga data e rishikimit. Ju lutemi që të verifikoni periodikisht për të parë
ndryshimet dhe shtesat.